10.4 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaLajmeLigji i ri i tatimeve në Maqedoni, parasheh rritje tatimore në disa...

Ligji i ri i tatimeve në Maqedoni, parasheh rritje tatimore në disa veprimtari

Me aplikimin e ligjit të ri të qeverisë së Maqedonisë për të ardhurat personale nga 1 janari i vitit 2023 rriten normat me të cilat tatimohen të ardhurat personale në të gjitha bazat.

Kjo do të mbulojë formularët tatimorë që gjenerojnë të ardhura në bazat e mëposhtme:

të ardhura nga puna

të ardhura nga veprimtaria e pavarur

të ardhura nga e drejta e autorit dhe të drejtat e përafërta

të ardhurat nga shitja e prodhimeve të veta bujqësore (në rastin e të ardhurave mbi këto baza deri në shumën 1.080.000, do të paguhet një taksë 10 për qind dhe mbi këtë shumë do të jetë 18 për qind e tatimit mbi të ardhurat personale)

Norma prej 10 rritet në 15 për qind të të ardhurave që realizohen mbi bazat e mëposhtme:

të ardhurat nga qiraja dhe nënqiraja

të ardhura nga të drejtat e pronësisë industriale

të ardhura nga kapitali, divident

fitimet kapitale

të ardhura nga lojërat e fatit

të ardhura nga sigurimet

Njohësit e ekonomisë thonë se ligji i ri do të bëjë që shumë nga tatimpaguesit do të ndryshojnë selitë e tyre në vende të tjera, ku ka taksim më të favorshëm.

Si efekt negativ mund do të rritet edhe evazioni fiskal. /Factor.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments