7.4 C
Tetovo
E shtunë, 4 Maj, 2024
BallinaLajmeÇarshia e Shkupit: Lokali me 9 m2 atraksion për turistët (VIDEO)

Çarshia e Shkupit: Lokali me 9 m2 atraksion për turistët (VIDEO)

Në Çarshi të Shkupit gjeti një lokal prej 9 m2 dhe hapi biznesin e tij.

”Në kohë të pandemisë isha për gati shtatë muaj pa punë dhe mendoja shumë që të gjej një zgjidhje dhe në një moment edhe pse ishim ende në pandemi, unë nuk mundja që të pres dikush të me thirrë për punë dhe spontanisht erdha që t’i shoh shokët në çarshi dhe më treguan për këtë lokal. Fillimi ka qenë i vështirë, derisa I lindi ideja e kafesë së famshme në kokos” – tha Jasin Ahmet – pronar i lokalit.

Vetë lokali I vogël, një tavolinë dhe tre karriget, por edhe pija jo e zakonshme për Çarshinë e Shkuput vetvetiu u shndërrua në atraksion për turistët e huaj që frekuentojnë këtë pjesë të vjetër të Shkupit.

”Kur e hapa lokalin nuk ke ideja për me bë kafe në kokos, vetëm mendova të dal nga shtëpia dhe të filloj punë.  Menyja ishte me kafe, çaj, salep, kështu gjëra. Lokali është me një tavolinë dhe tre karrige” – tha Jasini.

Rritja e çmimit të energjisë elektrike dhe produkteve tjera ka ndikuar edhe në bizneset e vogla si të Jasinit, por ai me buzëqeshje thotë se idetë i lindin në kohë të vështira dhe nuk planifikon të mbyllë biznesin e tij të vogël.  Është I vetëdijshëm se gjatë “dimrit të vështirë” që paralajmërohet, për shkak të hapësirës së vogël, do ta ketë më rëndë për të funksionuar, por Jasini, nuk heq dorë, duke thënë se është e vetmja punë që di ta bëjë më së miri. /KlanMacedonia/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments