Me aplikimin e ligjit të ri të qeverisë së Maqedonisë për të ardhurat personale nga 1 janari i vitit 2023 rriten normat me të cilat tatimohen të ardhurat personale në të gjitha bazat.
Kjo do të mbulojë formularët tatimorë që gjenerojnë të ardhura në bazat e mëposhtme:
të ardhura nga puna
të ardhura nga veprimtaria e pavarur
të ardhura nga e drejta e autorit dhe të drejtat e përafërta
të ardhurat nga shitja e prodhimeve të veta bujqësore (në rastin e të ardhurave mbi këto baza deri në shumën 1.080.000, do të paguhet një taksë 10 për qind dhe mbi këtë shumë do të jetë 18 për qind e tatimit mbi të ardhurat personale)
Norma prej 10 rritet në 15 për qind të të ardhurave që realizohen mbi bazat e mëposhtme:
të ardhurat nga qiraja dhe nënqiraja
të ardhura nga të drejtat e pronësisë industriale
të ardhura nga kapitali, divident
fitimet kapitale
të ardhura nga lojërat e fatit
të ardhura nga sigurimet
Njohësit e ekonomisë thonë se ligji i ri do të bëjë që shumë nga tatimpaguesit do të ndryshojnë selitë e tyre në vende të tjera, ku ka taksim më të favorshëm.
Si efekt negativ mund do të rritet edhe evazioni fiskal. /Factor.mk