11 C
Tetovo
E mërkurë, 15 Maj, 2024
BallinaLajmeLigjet për korridoret 8 dhe 10d me procedurë të shkurtuar dhe flamur...

Ligjet për korridoret 8 dhe 10d me procedurë të shkurtuar dhe flamur evropian sot në seancë të Kuvendit

 Kuvendi sot duhet ta fillojë seancën e 115-të në të cilën duhet ta përcaktojë nevojën e miratimit të disa ligjeve lidhur me ndërtimin e korridorreve 8 dhe 10d.

Në rend dite të seancës janë Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për përcaktimin e interesit publik dhe nominimin e partnerit strategjik për implementimin e projektit për ndërtimin e Korridorit infrastrukturor 8 (aksi: Tetovë – Gostivar – Bukojçan dhe projekti për autostradënh Trebenisht – Strugë – Qafthanë) dhe Korridori 10d (aksi i autostradës Prilep – Manastir) në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me procedurë të shkurtuar, si edhe ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për planifikim urbanistik, Ligjit për ndërtim, Ligjit për shpronësim dhe Ligjit për marrëdhënie pune, të gjitha me procedurë të shkurtuar.

Këto ligje, siç propozoi Qeveria e cila është propozuese, do të shqyrtohen në Komisionin për Çështje Evropiane gjegjësisht ato janë me flamur evropian.

“Për ndërtimin e autostradave Strugë – Qafthanë, Prilep – Manastir dhe Tetovë – Gostivar – Bukojçan, deputetët paraprakisht kërkuan ndryshime të tetë ligjeve, por meqë janë të bllokuara nga opozita, vendosëm të propozojmë ndryshim të pesë ligjeve por me flamur evropian”, deklaroi zëvendëskryeministri i parë dhe koordinator për ndjekjen e punimeve për projektin për autostrada, Artan Grubi në konferencën për shtyp në Qeveri para disa ditësh.

Ndaj paralajmërimit të tillë reaguan nga Zyra e BE-së në Shkup duke potencuar se përdorimi i flamurit evropian në projektligjet për ndërtimin e autostradave të “Behtel dhe Enka” nuk arsyetohet dhe nuk ka lidhje me agjendën reformuese për BE-në.

Reaguan edhe partitë opozitare të cilat paralajmëruan se do të ketë kallëzime penale. Nga VMRO-DPMNE potencuan se nuk do të shtrojnë shumë amendamente, pasi sipas Rregullores, debati për ligjet në Komisionin për Çështje Evropiane duhet të përfundojë për dy ditë. E Majta, nga ana tjetër, përmes kumtesës paralajmëroi se i ka përgatitur mbi gjashtë mijë amendamente.

Koordinatori i grupit të deputetëve Nikolla Micevski tha se është shumë e qartë se është shkelur Rregullroja dhe procedura.

Nga LSDM-ja presin mirëkuptim dhe potencojnë se bëhet fjalë për korridor evropian.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments