10.7 C
Tetovo
E hënë, 29 Prill, 2024
BallinaLajmeKosova falënderon Zvicrën për voton pro anëtarësimit në Këshillin e Evropës

Kosova falënderon Zvicrën për voton pro anëtarësimit në Këshillin e Evropës

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme. Kreshnik Ahmeti, dhe Sekretarja e Shtetit e Departamentit Federal të Punëve të Jashtme të Zvicrës, Livia Leu, të martën udhëhoqën konsultimet politike që u zhvilluan në Bern midis delegacioneve të ministrive të jashtme të të dyja vendeve.

Në këtë takim Ahmeti dhe  Leu diskutuan edhe mbi mundësitë e zgjerimit të mëtutjeshëm të bashkëpunimit në fushën e ekonomisë, tregtisë, drejtësisë dhe sigurisë.

Po ashtu është bërë e ditur se Ahmeti njoftoi delegacionin zviceran për planet e Kosovës për anëtarësim në organizata ndërkombëtare dhe për procesin aktual të anëtarësimit në Këshillin e Evropës.

Në emër të shtetit të Kosovës ai e falënderoi Zvicrën për votimin pozitiv në Këshillin e Evropës dhe ndihmën e përhershme që ajo ka dhënë në proceset e anëtarësimeve të Republikës së Kosovës në organizata të ndryshme ndërkombëtare e rajonale.

Më tutje përgjatë takimit u diskutua edhe mbi agresionin e paprovokuar të Federatës Ruse në Ukrainë dhe për ndikimin që kjo luftë ka  mbi rajonin e Evropës Juglindore./Lajmi.net/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments