16.4 C
Tetovo
E hënë, 29 Prill, 2024
BallinaLajmeLevizja BESA – Saraj: Në kohë të pandemisë disa vendbanime të Sarajit...

Levizja BESA – Saraj: Në kohë të pandemisë disa vendbanime të Sarajit kanë mungesë të ujit, ndërsa Komuna e Sarajit është në gjumë

Në këtë periudhe qe vendi ynë përballet me pandeminë e krijuar nga virusi
COVID-19, uji është një nga elementet bazë për të ruajtur pastërtinë si një
nga preventivat për të parandaluar përhapjen e virusit.
Është absurde që për disa ditë me radhë në fshatin Bukoviq të Komunës së
Sarajit, banorët nuk kanë ujë dhe autoritetet komunale vazhdojnë të jetë të
painteresuar. Ky fshat nuk është i vetmi në komunën e Sarajit që ka mungesë
të ujit, të njëjtin shqetësim e kanë edhe disa fshatra të tjerë si Bojana,
Arnaqia, Llaskarca etj.

Ne si Lëvizje BESA, dega Saraj, kërkojmë urgjent autoritet e komunës së
Sarajit dhe të NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimet” të zgjidhin këtë problem që po
e hasin banorët e fshatit Bukoviq dhe fshatrave tjera. Nuk mund të tolerohet
që të kete mungesë të ujit në kohë pandemie, duke marë edhe faktin që ditët
e fundit Komuna e Sarajit është bërë vatër e virusit ku janë regjistruar më
shumë të infektuar, aq më tepër që burimet e ujit që furnizojnë Shkupin
ndodhen pikërisht në teritor të Komunës së Sarajit.

Apelojmë deri tek udhëheqësia e Komunës së Sarajit dhe Ndërmarjes Publike
“Ujësjellësi dhe Kanalizimet” që të reflektoj menjëherë dhe të zgjidh këtë
problematikë banorëve të kétyre vendbanimeve, që të mund të ruajn
pastërtinë në këtë kohë pandemie dhe té kryejn nevojat tjera të përditshme.

26.05.2020
Lëvizja BESA – Dega-Saraj

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments