13 C
Tetovo
E enjte, 16 Maj, 2024
BallinaLajmeLëvizja BESA: Rezultatet e “PISA” – BDI me sukses e shkatërroi arsimin

Lëvizja BESA: Rezultatet e “PISA” – BDI me sukses e shkatërroi arsimin

Nga Lëvizja BESA pas rezultateve të PISA-s ka drejtuar  akuza  ndaj BDI-së se po shkatërron arsimin në vend.

”Shkatërrimi i arsimit nga ministrat e BDI-së po jep rezultate. BDI po arrin me sukses të zbatojë politikat antishqiptare në vendin tonë. Rezultatet e politikave shkatërruese me vite të tëra po japin rezultate të favorshme për BDI-në por shqetësuese dhe të dëmshme për shqiptarët. Këtë më së miri e dëshmojnë rezultatet e dala nga studimet e “PISA” të bëra për vitin 2022, të cilat sot u publikuan nga Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Evropian”, theksoi Validin Ademi nga Departamenti për Arsim pranë Lëvizjes BESA.

Sipas tij, PISA po konstaton se në Maqedoninë e Veriut për çdo ditë po bie cilësia e arsimit.

“Imagjinoni në të gjitha sferat e arsimit, studimet ndërkombëtare kanë konstatuar se nxënësit dhe studentët në Maqedoninë e Veriut kanë treguar rezultate ndër mesataren e parashikuar nga PISA”,  tha Validin Ademi, Departamenti për Arsim nga Lëvizja BESA.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments