Sekretari gjeneral i Lëvizjes BESA, Arjanit Hoxha përmes një konference për shtyp u deklarua rreth situatës së krijuar me përhapjen e pandemisë së virusit Covid-19, si dhe funksionimin e shoqërisë, bizneseve, dhe jetës normale të qytetarëve, gjatë gjithë kësaj periudhe të pandemisë.
Lëvizja BESA u drejtua me disa propozime konkrete deri te institucionet përkatëse, që të ndërmarin masa lehtësuese që të mos dëmtohen qytetarët dhe bizneset:
“Kërkojmë nga Qeveria që të dërgojë urdhëresë deri te gjithë përmbaruesit në
Maqedoninë e Veriut për të prolonguar aktet e plotfuqishme për pagesë të detyrueshme
ndaj personave fizik dhe jurudik në afat prej së paku 3 muaj.
Kërkojmë nga EVN-Maqedoni që të shtojë afatin e faturave të papaguara nga dy në
katër muaj duke mos i ndërprerë energjinë elektrike amvisrive por edhe bizneseve deri në katër fatura pa pagesë.
Të hapen qendra sociale në të gjitha komunat ku të gjithë rastet sociale dhe ata të cilët nuk kanë asnjë të ardhur në familjet e tyre të furnizohen falas me produkte elementare ushqimore dhe higjienike.
Gjitha bankat komerciale në vend të prolongojnë afatin e pagesave për kreditë e marra nga personat fizik dhe juridik për së paku 3 muaj.
Bizneseve të vogla në tre muajt e ardhëshëm tu ndahen ndihma financiare deri në 3000 euro në muaj varësisht nga numri i të punësuarëve, me çrast do ndihmonte mbijetesën e tyre në momente të situatës në të cilën ndodhet shteti.
Të prolongohet pagesa për TVSH për së paku tre muaj si dhe gjithë kompanitë që kanë gjeneruar fitim në vitin e kaluar fiskal nëse ato mjete i ri-investojnë në kompaninë e tyre, atëhere të njejtën të jenë të liruar nga tatimi në fitim”, theksoi Arjanit Hoxha nga Lëvizja BESA.