4.4 C
Tetovo
E shtunë, 20 Prill, 2024
BallinaLajmeZaev: Kulmi i epidemisë do të jetë prej 15 deri në 20...

Zaev: Kulmi i epidemisë do të jetë prej 15 deri në 20 prill

Ish kryeministri Zoran Zaev ka thënë se me shpalljen e gjendjes së jashtë zakonshme do të mund të dalim jashtë shtëpisë të kryejmë obligimet tona dhe të kthehemi. Sipas tij nëse nuk respektohen rregullat atëherë Qeveria mund me akt t mbyll ndonjë veprimtari ose subjekt.

Ai tha se lëvizja do të ndalohet vetëm nëse ka orë policore, ndërsa kjo nuk vjen automatikisht me shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme., raporton SHENJA

“Orë policore do të ketë nëse nuk i respektojmë masat e mëparshme. Për këtë shkak qytetarët duhet të jetë më serioz. Duke mbrojtur veten i mbrojmë edhe të tjerët”, tha Zaev.

Ai ka shtuar se parashikimet janë se kulimi i epidemisë do të jetë nga 15 deri në 20 prill, ndërsa maja e krizës ekonomike do të jetë nga fillimi i prillit, për çka edhe Qeveria shpejton të siguroj para nga tregu ndërkombëtar, sepse sipas tij, kur do të kërkojnë të tjerët, huazimet do të jenë shumë më të shtrenjta. /SHENJA/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments