7.6 C
Tetovo
E shtunë, 4 Maj, 2024
BallinaLajmeLetrat kërcënuese ndaj Joveskit dhe Ruskoskës, MPB me detaje pas arrestimit të...

Letrat kërcënuese ndaj Joveskit dhe Ruskoskës, MPB me detaje pas arrestimit të 56-vjeçarit

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se tashmë ka parashtruar padi penale deri tek Prokuroria Publike në Prilep kundër 56-vjeçarit S.Z. nga Manastiri, i cili dyshohet se ka shkelur nenin 144, paragrafi 3 nga Kodi Penal. Gjegjësisht, 56-vjeçari dyshohet se ka shkruar letrat kërcënuese drejt kryeprokurorit Ljubomir Joveski dhe prokurores për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Villma Ruskoska.

“Në bazë të urdhrave të lëshuar për bastisje të një shtëpie dhe objekteve tjera në Komunën e Manastirit, më 21 janar 2022, janë kryer bastisje në dy lokacione në zonën e Manastirit, në shtëpinë e S.Z. dhe në banesën e nënës së tij LJ.Z., gjatë kontrollit është gjetur dhe konfiskuar një celular, një kompjuter laptop dhe sende të lidhura me veprën penale. S.Z. është privuar nga liria”, thonë nga MPB duke shtuar se pas ekspertizës grafologjike është vërtetuar përputhje mes shkrimit të S.Z. dhe shkrimit të letrave kërcënuese.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments