15.5 C
Tetovo
E diel, 19 Maj, 2024
BallinaLajmeLetër e hapur Anxhela Agelerit Ambasadores së SHBA-së në Maqedoni të Veriut

Letër e hapur Anxhela Agelerit Ambasadores së SHBA-së në Maqedoni të Veriut

Lajmi interaktiv

Zonjë e nderuar

Zonja AMBASADORE E SHBA-së ANXHELA AGELER na keni gëzuar me deklaratën e parë të daljes tuaj publike në vendin ku jeni akredituar për të përfaqsuar shtetin e SHBA-së,në RMV ,pra jeni e mirëseardhur në vendin më mik të një populli të kapur nga politikëbërsit e saj,flas si pjesëtarë i popullit shqiptar etnik në Maqedoni të Veriut .I ratë pikës mbi i për korrupsionin dhe investimin amerikan në ruajtjen dhe mbarëvajtjen e demokracisë në RMV dhe në Ballkanin Perendimor .

Kush jam unë që ju shkruaj ,një letërnjohtim të shkurtër .Këtu e nga viti i largët 1981 protestues prezent si student në të gjitha demostratat e studentëve në Prishtinë aso kohe studentët shqiptarë kishin vetëm në Prishtinë Universitet në gjuhën shqipe .Të gjithë shqiptarët jashtë shtetit amë Shqipërisë ,jetonim bashkë në RSFJ edhe në Mal të Zi,KOSOVË MAQEDONI dhe Lugina e Preshevës ishim brenda kufijve të një ish mega shteti i quajtur RSFJ .Jam i biri i një nacionalisti tash më i ndjerë , që ishte i dënuar dhe perersekutuar… bëri burgje ndër regjimin komunist në kohën më të keqe të pushtetit të Titos viteve 1961-1964,kohë e çetnikut serb në pushtet , kohë e Rankoviçit , burg kundër tutelës shtypëse nacionale komuniste Jugosllave, pra isha dhe mbeta ndër të rallët jo komunistë dhe mu për këtë dalloja nga shokët .Për nga shpirti poet me tre libra poezish , mbi të gjitha jurist i diplomuar, por punoj gazetar profesional i pavarur ,jetoj nga shkrimet e mia poetike,shitja e librave,shkrimeve gazetareske ,këtu e 50 vjet më parë bëj jetë të kombinuar gazetareske dhe poetike,..përplot ballafaqime me pushtete të ndryshme …me nënçmime…mohime dhe i dënuar për veprimtari gazetareske edhe në demokraci në thojza …për atë e mar guximin të ju shkruaj ,sepse demokracinë na e mbollët ju pra si SHBA ndër dekada në ish shtetin RSFJ . Ambasadorët e paktë të SHBA-së ishin ata që nuk u përzien në folklorin politik Ballkanas.Koha e përfaqsuesit të SHBA-së,Xhes Bejlit ishte më e rënda për shqiptarët në Maqedoninë Perendimore ,doni ju nuk doni ,ai ishte koketuesi më i madh i partisë shqiptare në pushtet BDI-së ,dhe shumë çka e tha për Bejlin ndërmjet rreshtave edhe kryetari i shtetit të RMV-së Pendarovski (dhe duket sikur përzierje në punët e brendëshme,nga Bejli … mendimi im demokratik)

linku https://markukule.mk/%D0%BF%D0%B5%D0%BD%D0%B4%D0%B0%D1%80%D0%BE%D0%B2%D1%81%D0%BA%D0%B8-%D0%BE%D1%82%D0%BA%D1%80%D0%B8-%D0%B0%D0%BC%D0%B1%D0%B0%D1%81%D0%B0%D0%B4%D0%BE%D1%80%D0%BE%D1%82-%D0%B1%D0%B5%D1%98%D0%BB%D0%B8/

Ua nxora në gjuhën shtetërore këtë interaktivitet gazetaresk sepse në pak atë biografinë tuaj që doli në opinion, u tha se flisni mirë gjuhën maqedonase që është e mirëseardhur dhe e kuptoni ,ky shtet në Kushtetutë shqiptarët i përmend si 20%, kështu që logjika e gjërave thotë se kolegja juaj Juri Kim flet në Shqipëri gjuhën shqipe ku populli shqiptar është shumicë që më lë të nënkuptojë baraspeshën e gjuhëve shtetërore dhe mbajtjen e të folmes anës së popullit shumicë,në atë shtet.

Përkujdesuni që partitë poltike shqiptare nëpërmes Organizatave Jo Qeveritare ,darkave e drekave,dhuratave ,festave fetare e nacionale , nëpërmes të punsuarëve vendor në AMBASADË në Shkup, USAID,IRI, këmbëngulsisë për të ju takuar vend e pa vend, bile edhe në situata komike … kinse si do të thoni ju ata do punojnë …një truk i vjetër, veç i luajtur ,do mundohen të ju amortizojnë …veç dy ftyrësia filloi të del në sipërfaqe …20 vite pushtet,kush i ndaloi të realizojnë vetingun dhe tash laritje (shfaqje aminllëku) ,përsëritje të gadishmërisë,pse a gazetarët nga jashtë sistemit të pushtetit do ua bëjnë vetingun …PSE JO …UA BËJ ME GJITHË DËSHIRË si gazetar MESUT SHABANI …më garantoni sigurinë jetësore deri sa t’u përfundoj vetingun … pastaj ani …Kush e diktoi veten në fjalimin tuaj ,një fjalë e urtë shqipe thotë KUSH E KA MIZËN NDËR KËSULË I KRUHET KOKA

Uroj zonja ambasadore të jem gabim …por do e keni vështirë… jo me punën tuaj… por me botkuptimet e mentalitetit të mbetur komunist ballkanas…edhe kur isha në SHBA në vitin 2014 për të mësuar lirinë dhe demokracinë për ta shprehur nëpër mediume

e kuptova domethënien se pse thuhet O ZOT RUAJE AMERIKËN, se pa të vërtetë nuk ka demokraci në botë …www.telegrami.mk

www.telegrami.mk

Mesut Shabani Tetovë

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments