15.9 C
Tetovo
E shtunë, 27 Prill, 2024
BallinaLajmeBotaLavrovi: Perëndimi nuk do të kënaqej me asgjë tjetër veçse ta ndante...

Lavrovi: Perëndimi nuk do të kënaqej me asgjë tjetër veçse ta ndante Kosovën nga Serbia

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrovi gjatë një interviste për dokumentarin me titull “25 vjetorit të sulmit ajror të NATO-s në Jugosllavi”  ka deklaruar se perëndimi nuk do të kënaqej me asgjë tjetër veçse ta ndante Kosovën nga Serbia.

Gjatë kësaj interviste, Lavrov foli edhe rreth takimeve që u mbajtën në Francë (Rambuje) në muajt shkurt dhe mars të 1999-tës.

“Ishte një poshtërim dhe një provokim i qëllimshëm që i shtynte serbët të hiqnin dorë nga gjithçka. Është e gjitha pjesë e të njëjtit zinxhir. Marrëveshjet e Minskut ndjekin të njëjtën logjikë nga këndvështrimi i interesave gjeopolitike perëndimore”, tha Lavrov.

Ai ndër tjera shtoi se qëllimi kryesor i vendeve perëndimore ishte të tërhiqnin vendet e Ballkanit në NATO, e më pas ato të anëtarësoheshin edhe në Bashkimin Evropian.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments