Ministrat e Jashtëm të Bashkimin Europian sot kanë rënë dakord që të japin dritën jeshile për çeljen e bisedimeve me Bashkimin Europian të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Në lidhje me këtë ka reaguar edhe Presidentja e KE-së Ursula Von der Leyen e cila e ka cilësuar një lajm të shkëlqyer vendimin për hapjen e negociatave të anëtarësimit në BE të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
“Lajm i shkëlqyeshëm për Ballkanin Perëndimor dhe BE. Unë jam e kënaqur që shtetet anëtare dhanë dritën jeshile për të filluar bisedimet e pranimit për Shqipërinë dhe Maqedonia e Veriut. Shpresoj që udhëheqësit e BE të miratojnë këtë javë. E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE. Urime Edi Rama dhe Oliver Spasovski” shkruan Presidentja e KE-së.
Top Channel