19.4 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeKomuna e Tetovës furnizohet me aparate të reja për dezinfektim

Komuna e Tetovës furnizohet me aparate të reja për dezinfektim

Komuna e Tetovës kumtoi se janë furnizuar 12 aparate për dezinfektim nëpër qytet për vendet ku nuk mund të bëhet nga automjetet speciale – kamionë, informon kryetarja e komunës së Tetovës Teuta Arifi. Ajo ka informuar edhe për konkluzionet e mbledhjes së sotme të tretë të shtabit të krizave.

“Tani tashmë do të bëhet rreth i dytë i dezinfektimit nëpër qytet. Janë blerë 12 aparate nga buxheti, që të arrihet atje ku nuk mund të bëhet dezinfektimi me mekanizëm. Përveç këtu, do të bëhet edhe në vendet rurale të cilat përkasin në komunën e Tetovës. Gjithashtu, në ato fshatra do të fillojë edhe derratizimi”, potencon Arifi.

Kryetarja e komunës kumtoi se në Tetovë nuk ka rast pozitiv të të sëmurëve nga Kovid-19 dhe se punojnë gjashtë pika në pesë fshatra të Tetovës për kontroll shëndetësor dhe anketë epidemiologjike.

“Derisa zgjat ora policore të gjithë qytetarët të cilët kanë nevojë për të shkuar në spital të paraqiten në numrin e telefonit 192 dhe në atë mënyrë të shoqërohen deri në spital. Qytetarët të mos dalin pa nevojë dhe të mos mblidhen në grupe të mëdha, t’i respektojnë masat”, tha Arifi.

Ajo u bëri thirrje pronarëve të hoteleve nga Tetova të paraqiten në thirrjen e Qeverisë që të përgatisin vende për qëndrim në karantinë të njerëzve të cilët vijnë nga vendet tjera.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments