Policia e Kosovës ka arrestuar personin i cili ka kërcënuar me vrasje presidentin e vendit, Hashim Thaçin, shkruan Gazeta Metro. 40 vjeçari Kujtim Peci nga rajoni i Mitrovicës, ka kërcënuar presidentin Thaçi përmes Facebook, ku në foto shihet gjuha kërcënuese dhe dy kallashnikovë.
“Sot i zhdrypa prej tavani se në kuvend po flitet për ndarjen e Kosovës nga Hashim Broja. Le ta dijë Hashim Broja a kushdo qoftë ai se ende jemi gjallë pjesa e Veriut. Nuk e lejojmë ndarjen o Hashim Broja, dije se gjumin, gjumë s’ta le me bo”, ka shkruar Boletini.