15.8 C
Tetovo
E hënë, 20 Maj, 2024
BallinaLajmeKush pengon përzgjedhjen e firmës për mbikëqyrje të Behtel dhe Enka?

Kush pengon përzgjedhjen e firmës për mbikëqyrje të Behtel dhe Enka?

Ndërmarrja publike për rrugë shtetërore ka dështuar brenda 40 ditëve të përzgjedhë njërën nga tre kompanitë që kanë aplikuar në tender për të mbikëqyrur punimet e ndërtimit të kompanisë Behtel-Enka. Ofertat janë hapur më 25 tetor dhe deri më sot kanë kaluar saktësisht 44 ditë, që do të thotë se komisioni pranë kësaj ndërmarrje është vonuar 4 ditë me përzgjedhjen. Këtë afat e ka bërë të ditur personalisht ministri i Transportit Bllagoj Boçvarski.

“Pas shqyrtimit të dokumentacionit, shërbimet në kompaninë publike do të shqyrtojnë plotësinë e ofertave dhe më pas do të njoftohet edhe publiku”, tha Bllagoj Boçvarski, ministër i Transportit dhe Lidhjeve.
Drejtori i NPRSH-së, Ejup Rustemi, as sot, si zakonisht, nuk iu përgjigj thirrjeve tona telefonike. Megjithatë, nga shërbimi i marrëdhënieve me publikun na informuan shkurt se procesi për përzgjedhjen e kompanisë për mbikëqyrje nuk ka dështuar.

“Është përfunduar vlerësimi i përzgjedhjes së kompanisë. Aktualisht ka kontroll administrativ të kompanive. Kur të përfundojë i gjithë procesi i përzgjedhjes së mbikëqyrjes, do të njoftohet publiku”, thonë nga NPRSH.

Kjo është përpjekja e dytë përmes një shpallje publike të sigurohet kompani që do ta mbikëqyrë ndërtimin e rrugëve nga konsorciumi amerikano-turk Behtel dhe Enka. Sipas informacioneve, oferta janë paraqitur nga tre kompani të huaja, një firmë amerikane, franceze dhe italiane, ndërsa ofertat e tenderit varionin nga 25 deri në 18 milionë euro. Përzgjedhja e kompanisë mbikëqyrëse është kusht për fillimin e punimeve të ndërtimit, të cilat ende nuk kanë nisur, edhe pse kanë kaluar më shumë se një vit e gjysmë nga vendimi ligjor për përzgjedhjen e Behtel dhe Enka, si kompani që do të ndërtojë më shumë seksione autostrade. Nuk ka asnjë përgjigje konkrete se pse përzgjedhja e kompanisë mbikëqyrëse zgjat më shumë se gjashtë muaj – dhe ende nuk ka përfunduar. /Alsat.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments