BallinaLajmeKush është personi i katërt për të cilin u kthyen deputetët e...

Kush është personi i katërt për të cilin u kthyen deputetët e VLEN në Qafë Thanë? .Spekulohet në rrjete sociale Bilall Kasami?(faktografi)

www.telegrami.mk

Analizë

Deklarata e drejtorit të policisë së shtetit Skënder Hita për 4 veta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka reaguar lidhur me raportimet e mediave maqedonase për pengimin e kalimit të disa personave në pikën kufitare të Qafë Thanës, të cilët shoqëroheshin nga disa deputetë shqiptarë të Maqedonisë së Veriut. Në një deklaratë për mediat, Hita sqaroi se në pikën kufitare janë paraqitur katër shtetas, tre prej të cilëve dispononin pasaporta diplomatike. Sipas tij, këtyre personave iu bë e ditur se mund të vijonin udhëtimin, ndërsa një person tjetër që i shoqëronte nuk u lejua të kalonte për shkak të një pengese ligjore në Shqipëri. “Dje në pikën kufitare të Qafë Thanës janë paraqitur 4 shtetas, 3 prej tyre dispononin pasaporta diplomatike. Iu është bërë me dije se mund të vazhdonin udhëtimin, por një person i shoqëruar me ta ka pasur pengesa të ligjshme në Shqipëri dhe nuk ka mundur të udhëtojë drejt Republikës së Shqipërisë. 3 të tjerët nuk kanë pranuar të vazhdonin udhëtimin dhe janë kthyer drejt Maqedonisë“, deklaroi Hita.

================================================================

Pyesim për një shok pse heshtet personi i 4 ,dhe se vetë të kthyerit prapa i fryjnë muhabetit me moskallxim kush është i katërti..? Nga një foto në rrjete sociale del se i pari nga e majta në të djathtë është Nuredin Deari udhëheqës i sektorit financiar në kabinetin e Bilall Kasamit kryetar komune në Tetovë i cili nuk lëviz pa kryetarin pra njeriu i katërt duhet të jetë sipas shkruesve në rrjetet sociale Bilall Kasami njëherit edhe bashkëkryetar i VLENIT…

==============================================================

Deklarata në RTSH në video

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka reaguar lidhur me raportimet e mediave maqedonase për pengimin e kalimit të disa personave në pikën kufitare të Qafë Thanës, të cilët shoqëroheshin nga disa deputetë shqiptarë të Maqedonisë së Veriut. Në një deklaratë për mediat, Hita sqaroi se në pikën kufitare janë paraqitur katër shtetas, tre prej të cilëve dispononin pasaporta diplomatike. Sipas tij, këtyre personave iu bë e ditur se mund të vijonin udhëtimin, ndërsa një person tjetër që i shoqëronte nuk u lejua të kalonte për shkak të një pengese ligjore në Shqipëri. “Dje në pikën kufitare të Qafë Thanës janë paraqitur 4 shtetas, 3 prej tyre dispononin pasaporta diplomatike. Iu është bërë me dije se mund të vazhdonin udhëtimin, por një person i shoqëruar me ta ka pasur pengesa të ligjshme në Shqipëri dhe nuk ka mundur të udhëtojë drejt Republikës së Shqipërisë. 3 të tjerët nuk kanë pranuar të vazhdonin udhëtimin dhe janë kthyer drejt Maqedonisë“, deklaroi Hita. Kreu i Policisë së Shtetit theksoi se rasti nuk është i veçantë dhe se kontrollet kufitare janë pjesë e procedurave të zakonshme të punës së policisë. “Nuk është rast i veçuar. Gjatë vitit 2025 kemi kthyer 10 persona të tjerë në 628 raste. Është punë e përditshme dhe nuk ka vend për panik”, u shpreh Hita. RTSH 24 është një kanal informativ i paketës së RTSH. Informacionet vijnë në kohe reale nga gazetarët dhe lidhjet direkte nga terreni. Lidhje direkte për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. Qëllimi kryesor është informimi me paanshmëri i qytetarëve.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments