Situata në veri të vendit vazhdon të jetë thuajse e njëjtë, ndërsa serbët sot kanë shtuar edhe katër kamionë si barrikadë në Jarinje dhe Bërnjak.
Në një konferencë për media pas takimit me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se nuk posedon informacion për ndërhyrje të KFOR-it në veri të vendit.
“Nuk kam informacione për përgatitje të ndërhyrjes së KFOR-it”, ka thënë shkurt Kurti.
Ndryshe pak më parë është raportuar se KFOR= ka bërë të gjithë përgatitjet që të ndërhyjë në veri të vendit pasditen e sotme