17.8 C
Tetovo
E premte, 17 Maj, 2024
BallinaLajmeKurti kërkon nga aleatët të shpallin terroriste “Mbrojtjen Civile” dhe “Brigadën e...

Kurti kërkon nga aleatët të shpallin terroriste “Mbrojtjen Civile” dhe “Brigadën e Veriut”

Kryeministri Albin Kurti ka kërkuar nga shtetet mike të Kosovës që t’i shpallin terroriste organizatat “Mbrojtja Civile” dhe “Brigada e Veriut”, shkruan Gazeta Express.

Ndër të tjera, Kurti ka kërkuar që sulmuesit që kanë arritur të ikin nga Kosova, të dorëzohen ose të ekstradohen tek organet e sigurisë në Kosovë.

“Sulmuesit të cilët arritën të ikin duhet që të ekstradohen, duhet të dorëzohen në organet e Republikës së Kosovës. Organizatat ‘Mbrojtja Civile’ dhe ‘Brigada Veriore’ duhet të shpallen terroriste edhe nga shtete tona mike, aleate, ashtu siç bëri Qeveria e Republikës së Kosovës”, tha ai. /Express/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments