18.5 C
Tetovo
E shtunë, 27 Korrik, 2024
BallinaKronikëKumtesë nga SPB TETOVË

Kumtesë nga SPB TETOVË

Më datë 04.06.2024 në 21.20 në Tetovë, efektivët e policisë nga
SPB-Tetovë kanë privuar nga liria personin F.B. (18) nga Tetova,
duke vepruar sipas raportimit të mëparshëm të dy grave nga
Tetova, se rreth orës 17.00 para shkollës fillore të Tetovës ai ishte
i vetëkënaqur.
Ai është mbajtë në stacionin policor dhe pas dokumentimit
të plotë të çështjes kundër tij, do të përgaditet parashtresë
përkatëse.
……
Më datë 04.06.2024 në ora 18.20 në SPB-Tetovë, B.S.(40)
nga Tetova, ka raportuar se ditën e mëparshme rreth orës 20.00,
M.Z. dhe djali i saj A.Z. nga Tetova në oborrin e shtëpisë së tij
kanë shkelë rendin dhe qetësinë publike dhe janë sjellur në
mënyrë agresive me anëtarët e familjes së tij. Janë marrë masa
për të pastruar çështjen.
……
Më datë 04.06.2024 rreth orës 16.00 në SPB-Tetovë,
personi Gj.A. (72) nga Tetova ka raportuar se rreth orës 15:00,
për shkak të keqkuptimit rreth parkimit të një automjeti, është
sulmua fizikisht nga fqinji i tij P.J. Merren masat për zbardhjen e
plotë të rastit.
……
Më datë 04.06.2024 në ora 12.00 në SPB-Tetovë, personi
D.S.(31) nga Tetova, ka raportuar se në rrugën ,,JNA” në Tetovë,
ka qenë i kafshaur nga një qen endacak.
……
Më datë 04.06.2024 në DPB-Gostivar, personi S.M.(59)
nga Gostivari, ka raportuar se në rrugën ,,JNA” në Gostivar, është
sulmuar nga qentë endacak dhe gjatë përpjekjes për të shpëtuar
është rrëzuar dhe ka pësuar lëndime të rënda trupore të
konstatuara në Qendrën Urgjente në Gostivar.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments