15.2 C
Tetovo
E shtunë, 27 Korrik, 2024
BallinaKronikëKumtesë nga SPB TETOVË

Kumtesë nga SPB TETOVË

Më datë 06.03.2024 në ora 11:05 në rrugën “Mara
Ugrinova” në Gostivar, punonjësit e policisë nga DPB-Gostivar
kanë ndaluar personat D.S.(55) dhe F.Ç.(38) nga Republika e
Shqipërisë për shkak të keqpërdorimit të qëndrimit turistik. Ata
janë ndaluar në Komisariat për veprime të mëtejshme.
……
Më datë 03.06.2024 në ora 08:55, zyrtarët policorë nga
SPB-Tetovë kanë ndaluar personin N.V.(85) nga Tetova, duke
vepruar sipas raportimit të mëparshëm nga P.E. nga Tetova,
punonjëse në Qendrën Emergjente të Tetovës, se në orën 08:30 e
ka sulmuar fizikisht në vendin e saj të punës, e më pas ka
sulmuar fizikisht një punonjësit e policisë që po ndërmerrte
veprimet zyrtare. Ai është ndaluar në komisariat për procedim të
mëtejshëm dhe ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës.
…….
Më datë 03.06.24 në ora 16.35 në SPB-Tetovë, H.T. (45)
nga Sellca e Tetovës, ka raportuar se në orën 13.00 djali i saj i
mitur për shkak të mosmarrëveshjes me shokun e tij është
sulmuar fizikisht nga I.B (47) nga i njëjti fshat, baba i shokut të tij.
Po merren masa për zbardhjen e plotë të rastit.

…….

Më datë 06.03.2024 në ora 21:30, zyrtarët policorë të DPB-
Gostivar kanë privuar nga liria personin V.S.(72) nga Gostivari i
cili ishte raportuar nga fqinja e tij I.R.B.(54) se rreth orës 19.00
përpara shtëpis së tyre familjare ka sulmuar fizikisht nipin e saj të
mitur. Ai është ndaluar në Komisariat për procedim të mëtejshëm
dhe ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës.
…….
Më datë 06.03.2024 në ora 20:40 në SPB-Tetovë, Sh.M
(39) dhe Z.K (39), të dyja nga Shkupi, kanë raportuar se në
rrugën ,,Boris Kidriç” në Tetovë janë sulmuar fizikisht një mashkull
dhe një femër, të cilët gjatë sulmit kanë përdorur edhe një send
druri. Po merren masa për zbardhjen e rastit.


…….
Më datë 03.06.2024 në ora 20:45, A.Z (48) nga Tetova ka
raportuar se në lagjen Dereboj në Tetovë është sulmuar fizikisht
nga S.B. nga Tetova. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
……
Më datë 06.03.2024 në ora 23:10 në Tetovë, zyrtarët policorë
nga SPB-Tetovë kanë privuar nga liria personin M.M. (38) dhe
A.M.(58) duke vepruar sipas raportit të mëhrshëm se A.M. e ka
sulmuar fizikisht personin M.M. në oborrin e tij familjar në Tetovë,
pas së cilës i njëjti i është kundërpërgjigjur. Ata janë ndaluar në
komisariat për procedim të mëtejshëm dhe ndaj tyre do të bëhen
kallëzime përkatëse.
……

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments