12.3 C
Tetovo
E premte, 18 Tetor, 2024
BallinaLajmeKumtesë nga SPB Tetovë

Kumtesë nga SPB Tetovë

Me datë 15.07.2024, në SPB-Tetovë, një 35 vjeçar nga një
fshat i Tetovës ka raportuar se është mashtruar nga personi A.A.
nga Poroj i Tetovës dhe F.S (30) nga Llërca e Tetovës. Sipas
raportit, në maj të vitit 2022 ishte dakorduar me A.A. për t’i bërë
orenditë për shtëpinë e tij me vlerë 3500 euro dhe si kompenzim i
ka dhënë veturën e tij ,,Volkswagen Golf”, të cilin do t’ia kalojë në
emrin e tij A.A. pasi që ai do të punonte dhe dorëzonte mobiljet.
Sipas raportit, deri në ditën e raportimit A.A. nuk i kishte punuar
mobiliet dhe nuk ia ka kthyer veturën por i’a ka shitur veturën
personit F.S., i cili nga më pas e kishte shitur për për pjesë. F.S.
është privuar nga liria dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të
plotë të rastit, kundër tij do të vijojë kallëzimi përkatës.
……
Me datë 15.07.2024 në ora 20:30 në Gostivar, zyrtarët
policorë të DPB-Gostivar kanë privuar nga liria personin R.M (65)
nga Gostivari për shkak të dyshimit të bazuar se ka vjedhur një
biçikletë. Biçikleta e vjedhur iu gjet dhe iu kthye pronarit. R.M.
është ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të rastit kundër
tij do të vijojë parashtresa përkatëse.
……

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments