11.8 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeKu mbeti premtimi 16 mijë den. pagë minimale? Zaev e premtoi me...

Ku mbeti premtimi 16 mijë den. pagë minimale? Zaev e premtoi me “planin për jetë në Maqedoni”

“Në 4 muajt e parë do ta rrisim rrogën minimale në 12 mijë denarë, deri në fund të mandatit, 16 mijë denarë…” Tha Zoran Zaev, kryetar LSDM.

Në 2016 para se të vijë në pushtet kreu i LSDM-së Zoran Zaev premtonte rrogë minimale prej 16 mijë denarëve. Kjo sipas tij do të hapte spiralen e rritjes së pagave e që pagën mesatare do e çonte në 30 mijë denarë.

Përveç se mesatarja prej 500 eurove nuk u arrit, realitet nuk u bë as paga minimale prej 16 mijë denarëve, të cilën LSDM e premtonte në “Planin për jetë në Maqedoni” se do të arrihej deri në 2020-tën.

Tani mosarritjen e minimales prej 16 mijë denarëve kreu socialdemokrat Zaev e arsyeton me atë se nuk i kishte 4 vite të plota në Qeveri.

“Po të kishim 4 vjet do të ishte 16 mijë, për 2 vite e gjysmë – 14 mijë e 500. U rrit për 5 mijë e 500 denarë. Nga 9 mijë denarë aq sa e gjetëm, arriti 14,500,” tha Zoran Zaev, kryetar LSDM.

E shprehur në euro paga minimale në Maqedoni është 240 euro. Krahasuar me vendet e rajonit, sipas të dhënave të Eurostat, pagë më të lartë minimale se Maqedonia, ka Serbia me 343 euro, Mali i Zi 331 euro dhe Bullgaria 312 euro. Më e vogël është në Shqipëri 213 euro dhe në Kosovë, që varësisht moshës varion nga 130 deri në 170 euro.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments