13.7 C
Tetovo
E enjte, 2 Maj, 2024
BallinaLajmeKthimi i shtetasve tanë me pasaportë “RM” nga Kroacia, Milaim Fatai: Fletë...

Kthimi i shtetasve tanë me pasaportë “RM” nga Kroacia, Milaim Fatai: Fletë udhëtimi jepet në ditën kur dorëzohet dokumentacioni

Ambasadori i Maqedonisë së Veriut në Kroaci, Milaim Fetai ka dhënë informacione se si të sigurohet fletë udhëtimi, që u mundëson shtetasve tanë me pasaportë Republika e Maqedonisë, të kthehen në vendin tonë. Fetai thotë se shtetasit duhet të paguajnë 30 euro për fletë udhëtimin, ndërsa shton se i njëjti u jepet qytetarëve në ditën e dorëzimit të dokumenteve.

Njoftimi i plotë i Fetait:

Të gjithë qytetarët e RMV-së, të cilët gjinden në Republikën e Kroacisë dhe të cilët deri më 12 shkurt 2024 nuk kanë marrë pasaportë të ri mund të udhëtojnë për në RMV me fletë udhëtimi që meret në Ambasadë në Zagreb.

Fletë udhëtimi është dokument i vlefshëm për udhëtim vetëm në një drejtim, për në RMV. Mundet të meret me caktimin e terminit në emalin: [email protected] mundësisht 1-2 javë para udhëtimit.

Dokumentet e nevojshme janë::

-pasaporta;

-plotësimi i formularit për marjen e fletë udhëtimit,

-dy fotografi dhe

– pagesa e tarifës konsullore prej 30 euro.

Fletë udhëtimi miret të njëjtën ditë kur dokumentacioni dorëzohet në Ambasadë dhe vlenë 30 ditë nga data e marjes.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments