3.9 C
Tetovo
E shtunë, 20 Prill, 2024
BallinaLajmeKSHZ: Kompani gjermane për shenjat e gishtërinjve në zgjedhje

KSHZ: Kompani gjermane për shenjat e gishtërinjve në zgjedhje

Komisioni Shtetëror I Zgjedhjeve dje e ka zgjedhur kompaninë e cila do ta sigurojë pajisjet teknike për zbatimin e zgjedhjeve me shenjat e gishtërinjëve. Nga gjithësej 4 kompanitë e paraqitura, tenderin e ka fituar kompania gjermane “Dermallog”. Kryetari I KSHZ-së, Aleksandar Deshtevski sqaroi se për momentin po rrjedh afati për dorëzim të ankesave dhe pas përfundimit të këtij 10 ditëshi do të vazhdojë procedura.

Komisioni shtetëror I zgjedhjeve po përgatitet për zbatimin e zgjedhjeve lokale me shenja të gishtërinjëve, është zgjedhur kompania, vijon afati I ankesave, por shumë gjëra mbeten të paqarta lidhur me këtë proces. Numri një I KSHZ-së nuk dha aspak detaje, madje nuk sqaroi edhe lidhur me mënyrën e distribuimit të pajisjeve të blera nga kompania gjermane “Dermallog” në ditën e zgjedhjeve.

ALEKSANDAR DASHTEVSKI, KRYETAR I KSHZ-së

Nuk do të doja të flas për këtë sepse ajo vijon, të shohim nëse do të përfundojë procedura siç duhet pas ankesave,

-A nuk është paraparë me ligj, ashtu siç është paraparë se si veprohet me fletvotimet, ai është material zgjedhor?

Derisa nuk nënshkruajmë marrëveshje nuk e dijmë se çfarë do të ndodh… Duhet të më kuptoni se akoma po vijon procedura

-Për ankesa?

Për ankesa po…

-Të përfundojë blerja publike, e të mos caktohen rregullat?

Rregullat janë përcaktuar, mund të lexohen, por për detajet tjera duhet të sjellim rregullore, ku do të precizohen punët si duhet të zgjedhin.”

Por Dashtevski, për një gjë u shpreh I bindur, theksoi se të dhënat personale të qytetarëve nuk do të keqpërdoren.

ALEKSANDAR DASHTEVSKI, KRYETAR I KSHZ-së

“Garancitë janë paraparë në tender dhe mund të lexohen në specifikime, kështuqë të dhënat do të futen nga ana e MPB-së dhe më pas do të kthehen prapa. Kështu që nuk do të mund të keqpërdoren sepse ne nuk blejmë kompani, blejmë pajisje. Kështuqë pajisja është në pronësi tonën.”

Afati për dorëzimin e pajisjeve teknike është 60 ditë, që nënkupton se nëse procedura e ankesave zgjat 10 ditë ka kohë deri në fund të shtatorit që pajisjet të arrijë tek ne. Sa I përket sigurisë së sistemit dhe problemeve me të cilat KSHZ u ballafaqua në zgjedhjet e kaluara, Dashtevski theksoi se janë marrë të gjitha masat dhe mendon se kjo çështje nuk do të përsëritet më. Lidhur me listën zgjedhore tha se ajo përditësohet në baza ditore dhe beson se gjithçka do të jetë në rregull.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments