KSHZ: Jehona e votuesve deri në ora 11 është 10,22 për qind

43

Komisioni Shtetërorë i Zgjedhjeve në konferencën e sotme për shtyp në ora 11:30, njoftoi se  nga të dhënat e 2.544 vendvotimeve, respektivisht nga 73.1 për qind e vendvotimeve,  deri në ora 11:00 kanë votuar gjithsej 135.906 qytetarë, gjegjësisht 10,22 për qind, shkruan Alsat. Nga KSHZ njoftojnë se më së paku votues  deri në ora 11 janë regjistruar në Vrapçishtë.“Më tepër dalje ka në komunën Novaci me 25.84 për qind, Kriva Pallanka me 20,44 për qind, Vevçani me 18.61 për qind. Ndërsa komuna me më së paku votues deri në ora 11 është Vrapçishta me 4.92 për qind”, tha Lubka Guguçevska nga KSHZ.