10.9 C
Tetovo
E mërkurë, 24 Prill, 2024
BallinaLajmeKryetari i PDIU z.Shpëtim Idrizi uron mësuesit me rastin e 7 Marsit.

Kryetari i PDIU z.Shpëtim Idrizi uron mësuesit me rastin e 7 Marsit.

Sot, në Ditën e Mësuesit, uroj që fryma e patriotizmit dhe atdhedashurisë të përcjella nga mësuesit shqiptarë në të gjitha trevat etnike e diasporë, brez pas brezi të na frymëzojnë e të na udhëheqin drejt idealeve kombëtare, për zhvillimin e kombit përmes dijes.
Një urim i ngrohtë e i veçantë shkon për mësuesit e gjuhës dhe kulturës shqipe në diasporë e më gjerë, të cilët kontribuojnë në mënyrë të palodhur për ruajtjen e identitetit kombëtar te fëmijët e të rinjtë, që rriten larg atdheut. Sot është rasti të ritheksojmë domosdoshmërinë për mbështetjen e këtyre arsimtarëve dhe për çeljen e shkollave shqipe, të financuara nga shteti amë aty ku jetojnë bashkatdhetarët tanë.
Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitetit do të mbështesë gjithmonë arsimin, kulturën e shkollën shqipe dhe do të jetë krah mësuesve në udhën e tyre fisnike për mëkimin e dijes dhe vlerave kombëtare.
Gëzuar 7 Marsin e nderim për veprën e ndritur të mësuesve tanë!

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments