20.5 C
Tetovo
E martë, 7 Maj, 2024
BallinaLajmeKryetari i degës së ASH-së në Tetovë takoi kreun e Besës, Bilall...

Kryetari i degës së ASH-së në Tetovë takoi kreun e Besës, Bilall Kasami

Lideri i Lëvizjes Besa ka zhvilluar një takim me Altrim Mamutin nga Aleanca për Shqiptarët – Dega Tetovë ku është diskutuar për të gjitha zhvillimet politike të fundit duke u dakorduar që të krijohet një formë e bashkëpunimit mes strukturave që ai përfaqëson dhe Lëvizjes BESA informon TetovaSot

Lideri i Lëvizjes Besa Bilall Kasami tha se ky ka qenë një takim miqësor me Altrim Mamutin i cili është kryetar i Aleancës për Shqiptarët – Dega Tetovë.

“Biseduam rreth gjitha zhvillimeve të fundit politike si dhe u dakorduam që të krijohet një formë e bashkëpunimit mes strukturave që ai përfaqëson dhe Lëvizjes BESA me qëllimin e vetëm për të sjellë ndryshimin e shumë pritur në skenën politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut” deklaroi Kasami.

Sipas tij realizimi i këtij bashkëpunimi është i natyrshëm dhe ka qenë edhe pritshmëri e shumicës apsolute të trupit votues opozitar të shqiptarëve dhe tash përmes një forme tjetër dhe një rrugëtimi pak më ndryshe por me qëllimin e njejtë – dërgimin e BDI-së në opozitë, jemi të bindur se shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut i ofrojmë opsionin fitues i cili do garantojë përfaqësim dinjitoz të shqiptarëve në qeverisjen e ardhëshme.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments