6.6 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeKryeministri Zoran Zaevi me kryetarin e Gjykatës Kushtetuese Sali Muratin flasin për...

Kryeministri Zoran Zaevi me kryetarin e Gjykatës Kushtetuese Sali Muratin flasin për pavarsinë e gjyqësorit

Çështjet aktuale nga sfera e gjyqësorit kushtetues, ishin temë e bisedës në takimin e sotëm të kryeministrit Zoran Zaev dhe kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Sali Murati.

Siç njoftoi shërbimi për informim i Qeverisë, kryetari i Gjykatës Kushtetuese e ka informuar kryeministrin Zaev për vizitën e realizuar në Turqi para pak kohësh ku delegacioni ynë i Gjykatës Kushtetuese realizoi takim me përfaqësues më të lartë të të drejtës kushtetuese të Turqisë, si dhe me përfaqësues të institucioneve gjyqësore dhe politike të këtij vendi në të cilat ishte biseduar për bashkëpunimin e mundshëm, veçanërisht në pjesën e shkëmbimit të përvojave nga puna e institucioneve gjyqësore në të dyja vendet.

Në takimin, ndërmjet kryetarit të Qeverisë Zaev dhe kryetarit të Gjykatës Kushtetuese Murati është biseduar edhe për mbështetjen e plotë të cilën Qeveria e ofron për përforcimin e kapaciteteve dhe pavarësisë së institucioneve gjyqësore në të gjitha instancat, përfshirë edhe pavarësinë e Gjykatës Kushtetuese, si parakusht themelor për sundimin e drejtësisë dhe shtetit juridik.

Dy bashkëbiseduesit në takim ishin pajtuar edhe për domosdoshmërinë e sigurimit të mëtutjeshëm të pavarësisë materiale dhe financiare të punës së Gjykatës Kushtetuese dhe institucioneve të tjera në sistemin gjyqësor për realizim zë plotë të pavarësisë së tyre sipas parimeve për ndarjen e pushtetit në shoqëri.Zaevi dhe Murati, siç qëndron në kumtesë, janë të pajtimit se Gjykata Kushtetuese duhet të vazhdojë t’i ndjekë dhe praktikojë standardet ndërkombëtare dhe përvojat kur është në pyetje e drejta kushtetuese vendore.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments