12.5 C
Tetovo
E diel, 28 Prill, 2024
BallinaEkonomiKROACIA KA VEZËT MË TË SHTRENJTA NË BE / Kroatët hanë vezë...

KROACIA KA VEZËT MË TË SHTRENJTA NË BE / Kroatët hanë vezë të importuara nga Shqipëria dhe Bullgaria

Një kilogram vezë në Kroaci në shtator kushton mesatarisht 2.75 euro dhe janë 30% më të shtrenjta se mesatarja e BE-së.

Në shtator, Kroacia kishte vezët më të shtrenjta në Bashkimin Evropian, tregojnë të dhënat e reja nga Eurostat dhe Ministria e Bujqësisë e atij vendi.

Sipas këtyre të dhënave, një kilogram vezë në shtator në Kroaci kushtonte mesatarisht 2.75 euro, që është më i larti në BE. Kjo është, për shembull, rreth 24% më shumë se në shtator të vitit të kaluar, raportojnë mediat kroate.

Në krye janë Austria me 2.70 euro, Malta (2.57) dhe Italia (2.52 euro). Mesatarja e Bashkimit Evropian është 2.12 euro, që do të thotë se vezët në Kroaci janë 30% më të shtrenjta se mesatarja e BE-së. Vezët më të lira janë në Republikën Çeke (1,72 euro për kilogram) dhe Qipro (1,73 euro).

Vitin e kaluar, në Kroaci u prodhuan rreth 667 milionë copë vezë, që është 69 milionë copë më pak se një vit më parë, ose një rënie e prodhimit prej rreth 9%.

Në shtatë muajt e parë të vitit, Kroacia eksportoi rreth dy milionë tonë vezë dhe importoi rreth 2.13 milionë tonë. Shumica e vezëve importohen nga Shqipëria, Bullgaria dhe Polonia, transmeton Danica.hr.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments