18.9 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeKreut të LSDM-së i shtohen telashet, në vetizolim edhe drejtori i Policisë...

Kreut të LSDM-së i shtohen telashet, në vetizolim edhe drejtori i Policisë financiare, Arafat Muaremi si dhe drejtoresha e DAP-it, Sanja Llukarevska

Drejtori i Policisë financiare, Arafat Muaremi është në vetizolim për shkak se ka qenë në kontakt me deputetin e LSDM-së, Muhamet Zekiri.

“Do të doja të informoj se gjatë këtyre ditëve kam pasur takim me z. Muhamet Zekiri para së të del pozitiv në testin për Kovid-19. Për këto arsye të njëjtën ditë vendosa të vetizolohem konform gjitha protokolleve të rekomanduara nga institucionet kompetente”, ka shkruar Muaremi në profilin e tij në Facebook.

Ka thënë se nuk ka asnjë simptomë dhe se gjatë kësaj jave do të testohet nga QSHP-ja.

“Muhamet Zekirit bashkë me familjen i dëshiroj shërim sa më të shpejtë”, ka shtuar Muaremi në profilin e tij në Facebook. (MIA)

Drejtoresha e Drejtorisë për të Ardhura Publike, Sanja Llukarevska përmes rrjeteve sociale ka njoftuar se ka rezultuar pozitive në testin për Covid-19.

“Pas lajmit që e publikoi shoku Muhamed Zekiri, dhe për shkak të takimeve të punës që kemi pasur, bëra test për Covid-19 dhe rezultati është pozitiv. Nuk kam simptome dhe tashmë jam në izolim shtëpiak. Nuk mund të jem e sigurta se në çfarë mënyre e kam marrë virusin , por të gjitha kontaktet që kam pasur ditëve të fundit kanë qenë në përputhje me masat mbrojtëse”, shkruan mes tjerash Llukarevska.ne FB

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments