Sot, në seancë qeveritare, miratuam propozimin që nga nesër orari i punës i objekteve gastronomike të jetë deri në orën 21:00.
Javën e ardhshme, pasi të analizojmë situatën epidemiologjike në vend, është e mundur që masat të lehtësohen edhe më shumë, do të thotë orari i punës i objekteve gastronomike do të jetë deri në orën 23:00, shkruan në llogarinë e tij zyrtare në facebook ministri Bekteshi.