15 C
Tetovo
E mërkurë, 8 Maj, 2024
BallinaEkonomiKreshnik Bekteshi: Ministri që dha koncesione në këmbim të aksioneve të kërkohet...

Kreshnik Bekteshi: Ministri që dha koncesione në këmbim të aksioneve të kërkohet në “Pallatin e Bardhë”(selia e VMRO-DPMNE) .

Një ministër i ish-Qeverisë së VMRO DPMNE-së ka dhënë koncesione në këmbim të aksioneve në kompani të huaja, thekson ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi. Duke folur mbrëmë në forumin ku nga Shkupi filloi fushata “Ne jemi Evropa”, ai tha se këta janë “politikanë që duan ta bllokojnë vendin”.

“Dhe ato kompani ku sot janë aksionarë janë dëshmitarë kundër shtetit dhe nuk mendoj se duhet të kenë mbështetjen e qytetarëve tanë”, tha Bekteshi.

Ministri aktual i Ekonomisë, megjithatë, nuk e tha emrin e ish-ministrit me sjellje korruptive, por se ai duhet pyetur në Shtëpinë e Bardhë, siç thirret jozyrtarisht selia e VMRO DPMNE-së në publik. Siç tha Bekteshi, emrin e ish-ministrit do ta shpallë pas disa muajsh pasi të kenë përfunduar procedurat gjyqësore.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments