22.4 C
Tetovo
E shtunë, 18 Maj, 2024
BallinaLajmeKrenar Lloga:Ndihmë juridike falas për banorët e Gostivarit. Qasja në drejtësi është...

Krenar Lloga:Ndihmë juridike falas për banorët e Gostivarit. Qasja në drejtësi është një nga kriteret për anëtarësimin në BE

Ndihmë juridike falas për banorët e Gostivarit. Qasja në drejtësi është një nga kriteret për anëtarësimin në BE

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, së bashku me Kryetarin e Komunës së Gostivarit, Arben Taravari dhe Sekretari Shtetëror Muhamed Toçi morën pjesë në fushatën promovuese për ndihmë juridike falas në Gostivar.

Qytetarët patën mundësinë të informohen nga afër dhe të marrin përgjigje për mënyrën se si mund të parashtrohet kërkesa për ndihmë juridike falas dhe si të fitohet, duke përfshirë dhunën në familje, kujdestarinë, diskriminimin, kujdesin social dhe shëndetësor, kontestet e punës dhe procedurat trashëgimore.

Ndihma juridike falas është e dedikuar për kategorinë e cenueshme të qytetarëve, të cilët janë në gjendje të vështirë financiare, me të cilën do t’u mundësohet atyre që të marrin ndihmë juridike nga një avokat dhe gjykim të drejtë.

Fushata po realizohet në rajone të ndryshme të vendit dhe mbështetet nga Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë.

Qasja në drejtësi është pjesë e Kapitullit 23, “Gjyqësia dhe të drejtat themelore”.

Qëllimi ynë është që të harmonizohen kornizat ligjore dhe politikat në lidhje me ndihmën juridike falas në pajtim me standardet e Këshillit të Evropës, si dhe të fuqizohen kapacitetet për dhënie të shërbimeve cilësore.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments