22.4 C
Tetovo
E shtunë, 18 Maj, 2024
BallinaLajmeMediat serbe citojnë Vuçiqin: Kovaçevski e ka kritikuar ashpër Kurtin për vizitën...

Mediat serbe citojnë Vuçiqin: Kovaçevski e ka kritikuar ashpër Kurtin për vizitën në Çair dhe Tetovë

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka thënë për mediat serbe se vetëm kryeministri Dimitar Kovaçevski ka folur ashpër dhe ka kritikuar kryeministrin e Kosovës Albin Kurti gjatë Samitit të Liderëve që po mbahet këto ditë në Athinë.

Vuçiq ka theksuar se në takimin në Athinë, kryeministri Kovaçevski ka reaguar ashpër ndaj asaj që bëri Kurti në Tetovë.

“Fillimisht, ai foli shumë ashpër kundër Kurtit, gjë që habiti shumë”, citohet të ketë thënë presidenti serb Vuçiq.

“Është shumë e rëndësishme që zyrtarët tanë, edhe kur nuk e kanë me qëllim, të jenë të kujdesshëm, që të mos dalë asgjë që mund të përdoret për të na bërë të njësoj si Kurti. Prandaj mbrëmë pata një bisedë të gjatë me Kovaçevskin dhe u kërkova falje të gjithëve nëse dikush tha diçka të keqe për Maqedoninë. Andrej Plenkoviq mbajti një fjalim shumë domethënës, të cilin nuk e kam të lehtë ta pranoj. Një qasje shumë serioze, sistematike dhe racionale për çështjet e ardhshme evropiane”, citohet të ketë thënë Vuçiq.tv21

https://tv21.tv/mediat-serbe-citojne-vuciqin-kovacevski-e-ka-kritikuar-ashper-kurtin-per-viziten-ne-cair-dhe-tetove/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments