19.9 C
Tetovo
E diel, 19 Maj, 2024
BallinaLajmeBotaKremlini e pranon se ekonomia ruse po merr “goditje serioze”

Kremlini e pranon se ekonomia ruse po merr “goditje serioze”

Ekonomia ruse po ndikohet si rezultat i sanksioneve të vendosura nga Perëndimi, pranoi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov kur u pyet në lidhje me komentet e presidentit amerikan, Joe Biden në fjalimin e tij për situatën.

“Ekonomia e Rusisë po përjeton goditje serioze”, tha Peskov në një telefonatë me gazetarët e huaj të mërkurën. “Por ka një kufi sigurie, ka potencial, ka disa plane, puna është duke u zhvilluar. [Ekonomia] do të qëndrojë në këmbë”, përfundoi ai.

Në fjalimin e tij të martën, presidenti Biden tha se ekonomia ruse kishte mbetur e “rrëmbyer” nga të gjitha sanksionet, transmeton rtv21.tv.

Duke folur me liderët politikë në Uashington, Biden e filloi fjalimin duke nënvizuar unitetin kundër Rusisë brenda Shteteve të Bashkuara dhe midis aleatëve të saj.

Ai e mbylli me një ndjenjë tingëlluese optimizmi dhe uniteti teksa bota shikon pushtimin rus të Ukrainës , duke thënë se besimi i tij te populli amerikan është ajo që i jep atij sigurinë se demokracia do të mbizotërojë në këtë moment kritik.

Të martën, Peskov i tha CNN se presidenti rus Vladimir Putin nuk do të shikonte fjalimin e Biden, por se do të merrte një raport me shkrim për të.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments