18.7 C
Tetovo
E diel, 28 Prill, 2024
BallinaLajmeKrahu i Selës në koalicion me BDI-në? Taravari: Legjitime, ata mendojnë se...

Krahu i Selës në koalicion me BDI-në? Taravari: Legjitime, ata mendojnë se BDI duhet të qëndrojë në pushtet

Kryetari i ASH-së Arben Taravari thotë se është legjitime që krahu i Selës të shkojë në koalicion me BDI-në në Frontin Europian. Me që ata mendojnë se BDI duhet të vazhdojë të qëndrojë në pushtet, e respektoj mendimin e tyre, tha Taravari.

 “Shumë legjitime. Pavarësisht se si janë marrë vesh, unë e respektoj mendimin e çdo kujt. Unë këto dyshime i kam pasur edhe më parë, që ka afërsi dhe e kam thënë publikisht, ka afërsi të disa funksionarëve të ASH-së e BDI-në, por kjo nuk është diçka që është e jashtëzakonshme. Ata ashtu mendojnë, mendojnë që BDI-ja duhet të vazhdojë me pushtet dhe është shumë legjitime”, tha Arben Taravri, kryetrar i ASH-së

Taravari e përsëriti qëndrimin se nëse krahu i Selës dëshiron  të shkojë vetë në zgjedhje, ai është i gatshëm që të nënshkruaj listat.

“Unë ju thash dhe vazhdoj të them, nëse është arsyeja vulat pse shkojnë me BDI-në, unë para se ta mbajnë Kuvendin sot ju them përsëri, në qoftë se e mbani qëndrimin ende se mund të shkoni vet, unë jam këtu që t’i pranojë listat me emrat që do t’i propozojnë ata për t’i nënshkruar dhe për t’i vulosur që të dalin me logon e ASH-së. Nëse e kanë pas atë vetëm për tu arsyetuar fitoren e BDI-së, që të dalim ne vet dhe VLEN-i vet, duhet edhe atë ta thonë sinqerisht. Pavarësisht asaj do vazhdoj t’i respektoj qëndrimin e tyre se BDI-ja duhet të jetë në pushtet”, u shpreh Taravari

Ai gjithashtu tha se shumë shpejt do të bëhen publike edhe lista e emrave të kandidatëve për deputetë. Garantoi se në këto lista nuk do të ketë persona që janë në lista të zeza dhe që kanë lëndë në prokurori.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments