8.9 C
Tetovo
E diel, 5 Maj, 2024
BallinaLajmeKPMD me monitorim të përforcuar të fjalorit shqetësues gjatë zgjedhjeve të ardhshme

KPMD me monitorim të përforcuar të fjalorit shqetësues gjatë zgjedhjeve të ardhshme

Komisioni për parandalim dhe mbrojte nga diskriminimi gjatë fushatave parazgjedhore do të kryejë monitorim të prëforcuar të fjalorit shqetësues, si në rrjetet sociale, ashtu edhe në mediumet tradicionale, informoi sot kryetari i KPMD, Igor Jadrovski. Për atë qëllim, siç tha, do të përpunohet formular i rastit për paraqitje të fjalorit shqetësues i cili do të vendoset në ueb-faqen e Komisionit.

Në konferencën për shtyp që u mbajt në hapësirat e KPMD-së, Jadrovski tha se Komisioni, në bashkëpunim me disa shoqata të qytetarëve, do të bëjë monitorimin dhe qasjes drejt disa vendvotimeve në vend. në mënyrë që të konstatohet nëse është zbatuar rekomandimi i përgjithshëm dhënë KSHZ-së, për çka do të përgatisë edhe raport të posaçëm monitorues.

Ai u bëri thirrje të gjitha partive politike, kandidatëve presidencial, bartësve dhe kandidatëve nga listat partiake të përmbahen nga fjalori shqetësues dhe fjalori i urrejtjes në fushatën parazgjehdore, me çka do të kontribuojnë që zgjedhjet të kalojnë në atmosferë të drejtë dhe demokratike.

Njëherit, Jadrovski kërkoi të përmbushen rekomandimet nga mendimet e sjellura me të cilat konstatohet diskriminim ndaj grupeve të ndryshme të qytetarëve në procesin e realizimit të së drejtës zgjedhore.

Mes tyre përkujtoi në diskriminimin e konstatuar gjatë viteve të kaluara kur në abzë të moshës, në realizimin e së drejtës së votës ishin privar persona të cilët kishin mbushur 18 vite mes dy raundeve zgjehdore të zgjedhjeve presidenciale në vitin 2019. Këta persona për shkak të dispozitave të kodit zgjehdor, nuk mundën të regjistrohen në listën zgjehdore mes dy raundeve zgjehdore, e me atë u parandaluan ta realizojnë të drejtën e tyre të garantuar me Kushtetutë.

Përkujtoi edhe për diskriminimin e konstatuar të shumëfishtë indirekt në bazë të statusit personal, moshës, gjendjes shëndetësore në fushën e realizimit të së drejtës zgjedhore ndaj qytetarëve të cilët gjatë zgjehdjeve janë të vendosur në institucione shëndetësore. Në këto dy raste Komisioni rekomandoi ndryshime dhe plotësime të Kodit zgjehdor me qëllim të mundësimit të së drejtës së garantuar kushtetuese të votës për këto kategori të qytetarëve.

Lidhur me rekomandimet për sigurim të qasjes dhe adaprimit adekuat të vendvotimeve, me çka do të mundësohet qasje e njejtë e personave me pengesa drejt dhe në vendvotime në mbarë vendin, Jadrovski tha se këto masa dhe veprime duhet të sigurojnë procedurat e votimit, objektet dhe materialet të jenë adekuate, të kapshme dhe të kuptueshme për personat me pengesa, me qëllim të realizimit të së drejtës së pjesëmarrjes në jetën publike dhe politike të personave me pengesa në baza të barabarta me të tjerët.

Në pyetjen për personat të cilët nuk do të kenë mundësi të votojnë nëse nuk u ndryshohen dokumentet personale, Jadrovski u përjgigj se rekomandimet e tyre janë në drejtim të ndryshimeve dhe plotësimeve të Kodit zgjedhor.

I pyetur për thëniet pë fjalor urrejtës nga ana e kryeministrit, Artan Grubi, ai u përgjigj se nuk mund të përgjigjet për shembuj konkret, megjithatë, siç tha, veprojnë në kuadër të mundësive dhe kapaciteteve të veta.

Ai u bëri thirrje të gjithë të cilët do të vërejnë ndonjë fjalor urrejtës në rrjetet sociale apo në mediumet tradicionale, ta paraqesin atë në Komision.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments