11.3 C
Tetovo
E diel, 5 Maj, 2024
BallinaLajmeGjyqësori lë njollë të zezë në Raportin e GREKO-s

Gjyqësori lë njollë të zezë në Raportin e GREKO-s


Sistemi gjyqësor lë njollë të zezë në Raportin e fundit të GREKO-s lidhur me zbatimin e rekomandimeve në lidhje me parandalimin e korrupsionit mes deputetëve, gjykatësve dhe prokurorëve. Edhe pse është bërë progres, pasi 14 nga 19 rekomandimet janë zbatuar, ka ende punë për të bërë në pjesën e gjyqësorit. GREKO vëren se regjimi disiplinor i zbatuar për prokurorët nuk është rishikuar.

“GREKO rekomandoi rishikimin e regjimit disiplinor të zbatuar për prokurorët në mënyrë që të përcaktohen qartë shkeljet dhe të zgjerohet fusha e sanksioneve për të arritur proporcionalitet më të madh, në veçanti për të siguruar që shkarkimi i prokurorëve të jetë i mundur vetëm për rastet më të rënda të shkeljeve”, thuhet në raportin e GREKO-s.

Siç thuhet në Raport, Ligji për Prokurorinë Publike ka ulur në vend që ta zgjerojë vëllimin e dënimeve për prokurorët. Ata morën premtim nga autoritetet vendore se do të punojnë për ndryshimet e ligjit kurse GREKO i inkurajon që ta bëjnë këtë sa më shpejt të jetë e mundur.
Ndërkohë vijojnë kritikat për pjesëmarrjen e ministrit të Drejtësisë në Këshillin Gjyqësor, me detyrë zyrtare. Që ky rekomandim të zbatohet, duhet ndryshim në Kushtetutë dhe deri atëherë ministrat e drejtësisë në vendin tonë nuk marrin pjesë me iniciativën e tyre në seancat e Këshillit, që ky rekomandim në fakt të respektohet.

“GREKO përsërit se ekziston gjithmonë rreziku i ndikimit politik edhe në mungesë të së drejtës formale të votës, madje edhe në mungesë të një pranie formale dhe personale të Ministrit të Drejtësisë në mbledhjet…”, thuhet në raport.

GREKO gjegjësisht Grupi i vendeve kundër korrupsionit i Këshillit të Evropës, shprehu keqardhjen që nuk ka përmirësim në drejtim të sistemit të sanksioneve të parashikuara nga Ligji për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesit, nëse konstatohet shkelje e standardeve etike dhe integriteti te deputetët. /Alsat.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments