4.4 C
Tetovo
E shtunë, 20 Prill, 2024
BallinaLajme“Kovid-19”, Filipçe: Nuk ka nevojë për masa kufizuese

“Kovid-19”, Filipçe: Nuk ka nevojë për masa kufizuese

Tani për tani, nuk ka nevojë për masa të reja kufizuese, por nëse paraqitet nevoja, strategjia është që ato të synohen në lagje, komuna ose qytete të caktuara. Ky qëndrim i ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe vjen tre ditë pas deklaratës së presidentit Stevo Pendarovski i cili tha se nuk mbështet masa të reja kufizuese kundër Kovid-19. Filipçe thotë se për momentin nuk ka vatra nga ku rrezikohet përhapje e pakontrolluar.

“Hapi i parë do të ishte masa më të buta kufizuese, ne njoftuam kufizimin e tubimeve publike, d.m.th një ndalim të plotë në disa komuna dhe rajone, me të cilin mënyra e transmetimit të virusit, i cili duhet të ndalet me kufizime të tilla. Më tej, maska në ambient të hapur të jetë e detyrueshme për të gjithë, tani për tani jo, por në periudhën e vjeshtës dhe dimrit kur njerëzit kanë nevojë të mbrohen nga ftohjet dhe gripi sezonal”, deklaroi Venko Filpçe, Ministër i Shëndetësisë.

Qendrat e disperzuara për Kovid-19 të paralajmëruara prej kohësh në 16 qytete të vendit po vonojnë, sepse edhe kredia nga Banka Botërore vonon gjithashtu.

“Në të kaluarën ata synonin ti ndanin plotësisht fizikisht pacientët me kovid, të njëjtat ekipe infektologësh dhe infermierësh të plotësuara me sistemin e rotacionit, dhe mjekët e rinj që duan të punojnë në këtë profesion, do të shpërndahen në ato qendra të kovidit”, u shpreh Venko Filpçe, Ministër i Shëndetësisë.

Ndërkohë, ende vazhdojnë analizat e brendshme që i bëjnë spitalet dhe klinikat mbi vdekshmërinë dhe tendencat e ardhshme të virusit korona. Vetëm ajo nga Klinika e Sëmundjeve Infektive është në fazën përfundimtare. Këto rezultate do të përdoren për të bërë analizën e qasjes, efekteve, terapinë dhe kohën e mbërritjes në spital në mënyrë që autoritetet shëndetësore të dinë se si të vazhdojnë të menaxhojnë situatën.

Alsat

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments