10.4 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaLajmeKOVID-19: 908 të diagnostifikuar, 44 të vdekur dhe 54 raste të reja,...

KOVID-19: 908 të diagnostifikuar, 44 të vdekur dhe 54 raste të reja, i mundshëm vazhdimi i gjendjes së jashtëzakonshme deri më 16 maj

 Në vend po rritet numri i të sëmurëve me koronavirus, por dje gjithashtu ishte regjistruar edhe numër më i madh i personave të shëruar – 42. Prej fillimit të epidemisë në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 908 të diagnostifikuar me Kovid-19 dhe 44 të vdekur. Pozitivë në testet për koronavirus dje ishin 54 persona të rinj, shumica prej të cilëve, 25, në Kumanovë. Shtabi komunal i krizës nga ky qytet kërkoi nga Qeveria të sjellë vendim për karantinë me masa të posaçme.

Qeveria në mbledhje vendosi që t’i dorëzojë propozim presidentit Stevo Pendarovski në të cilin vlerësohet se për menaxhim të suksesshëm me virusin korona nevojitet gjendje e jashtëzakonshme në shtet. Pendarovski në deklaratë për mediumet paralajmëroi vazhdim të mundshëm të gjendjes së jashtëzakonshme për shkak të Kovid-19 edhe për 30 ditë në mbledhjen e Këshillit të sigurisë të enjten,

“Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen 41-të të sotme solli vendim që të dorëzojë propozim deri te Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut me raport për aktivitetet e deritanishme të ndërmarra nga institucionet shtetërore, me të cilin argumentohet se për menaxhim të suksesshëm me virusin korona në shtet nevojitet gjendje e jashtëzakonshme”, bëhet e ditur në kumtesën nga mbledhja e sotme e Qeverisë.

Shefi i shtetit Pendarovski konsideron se do të shpallen 30 ditë të tjera të gjendjes së jashtëzakonshme, duke pasur parasysh situatat deri dje. Megjithatë vendimi do të sillet të enjten në takimin e Këshillit për siguri, kur skadojnë 30 ditët e para të shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme.

“Gjasat janë të qarta dhe të mëdha të shpallen 30 ditë të tjera gjendje e jashtëzakonshme sepse situatat e brendshme të cilat nuk eskalojnë, por nuk janë dukshëm të reduktuara ende kërkojnë lloj të këtillë të angazhimit nga të gjitha institucionet kompetente dhe lloj të këtillë të gjendjes. Për herë të parë gjendje të jashtëzakonshme shpallëm në 30 vite pavarësi megjithatë për herë të parë edhe në botë po ndodhin disa gjëra lidhur me pandeminë e virusit. Kështu, nëse sot i kam ato informata që janë nga institucionet kompetente, nëse sot më pyetni për vendim, ai do të jetë në drejtim të shpalljes së 30 ditëve të tjera”, theksoi presidenti Pendarovski nga Tetova.

Në ditët në vijim duhet të arrijnë respiratorë të rinj

Në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë në pajtim me dekretin e Qeverisë ka përfunduar procedura për furnizim të makinave respiratore.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në konferencën e djeshme për shtyp informoi se nga nëntë operatorët ekonomik, dy i kanë përmbushur kushtet lidhur me afatin dhe kriteret. Në pjesë e makinave respiratore do të arrijnë në shtatë ditët e ardhshme, ndërsa të tjerat, nga gjithsej 31, gjatë 30 ditëve në vijim.

NË mesin e të sëmurëve të rinj të regjistruar nga Kovid-19 është edhe laboranti nga Klinika universitare për Sëmundje të fëmijëve nga Shkupi. Filipçe tha se laborantit të sëmurë i është bërë anketë epidemiologjike, si dhe nga disa kolegë me të cilët ka qenë në kontakt të drejtpërdrejtë.

“Nesër do të merren edhe pjesa e dytë e sondazheve. Ato me siguri do të tregojnë prej ku është infektuar laboranti”, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Për informatat se laboranti ndoshta është infektuar nga fëmija i cili vdiq në spital, Ministria e Shëndetësisë më vonë kumtoi se fëmija shtatëvjeçar nuk kishte koronavirus. Atij i janë marrë dy strisho për testim për koronavirus.

“Një bris kur është hospitalizuar fëmija, ndërsa brisi i dytë kur ka ndërruar jetë. Që të dy testet ishin negative në Kovid-19. Fëmija nuk kishte pneumoni, as simptoma për koronavirus”, qëndron në kumtesën nga MSH-ja.

Numri i përgjithshëm punonjësve shëndetësor të sëmurë të regjistruar deri dje ishte 122. Shtatë tashmë janë shëruar dhe kthyer në vendet e tyre të punës.

Në kuadër të Ministrisë, theksoi Filipçe ka mjaftueshëm pajisje mjekësore dhe rezerva.

“Ka sasi të mjaftueshme të materialeve shëndetësore, mantel në të gjitha institucionet publike-shëndetësore, veçanërisht në vendet ku mjekohen pacientët, gjegjësisht ku është trajtimi spitalor.

Ai informoi se është stabile gjendja me dy fëmijët e vegjël të sëmurë me koronavirus, një foshnje katërmujshe dhe një fëmijë dy vjet e gjysmë.

Në Dibër dhe rrethinë do të bëhet skrining oi pacientëve me antitrupa, për çka tashmë është bërë orari i plotë për aktivitet përmes mjekëve amë në Dibër dhe rrethinë të Dibrës.

Përfundoi edhe ekspertiza nga an e ekipit të Institutit për mjekësi gjyqësore në Veles lidhur me dy personat e vdekur. Atje kanë arritur informata shtesë të cilat do të merren parasysh kur do të bëhet raporti final, ndërsa pas përgatitjes do të prezantohen në opinion – lidhur me kohën e vdekjes, pas rezultatit të strishos pozitive me KOVID-19.

Ministri Filipçe paralajmëroi se do të diskutohet për kërkesën e prindërve të fëmijëve me autizëm lidhur me lëvizjen në ditët në vijim, duke e pasur parasysh nevojën e tyre të lëvizin në pjesë të ndryshme të ditës – për shkak se ajo është edhe pjesë e shpeshtë e terapisë së tyre.

Për atë nëse ka raste të reja pozitive në virusin Kovid-19, ministri tha se nga rezultatet e deritanishme nga kontrollimi i të burgosurve dhe personave në paraburgim, nuk ka pozitivë ndaj virusit.

“Në burgun e Shutkës, intensivisht punohej në ditët e kaluara, në drejtim të kontrolleve intensive klinike nga ana e mjekëve nga Shtëpia e Shëndetit në Shkup, të të gjithëve që janë të vendosur në të gjitha blloqet. Intensivisht ishte marrë material nga një numër i madh i njerëzve të vendosur në disa blloqe ku ishte vendosur personi i cili ndërroi jetë. Gjithsesi kishte kontrollim dhe janë dhënë udhëzime adekuate nga ana e epidemiologëve për të punësuarit, sipas informacioneve të kontakteve të personit i cili ndërroi jetë. Gjendja është analizuar hollësisht”, tha ministri Filipçe.

Karantinë në Kumanovë me masa të posaçme kërkon shtabi komunal i krizës

Pas rritjes së numrit të të sëmurëve nga koronavirusi në Kumanovë, shtabi i atjeshëm i krizës kërkoi karantinë 14-ditëshe me më shumë masa të posaçme. Vetëm dje ishin regjistruar 25 të sëmurë të rinj me Kovid-19.

“Propozojmë karantinë të obligueshme 14-ditore dhe shpalljen e gjendjes së krizës në territorin e komunës, mbylljen e hyrjeve dhe daljeve në qytet, lehtësime vetëm për persona të cilët kryejnë detyra profesionale të cilët me leje të veçanta do ta lëshonin dhe do të ktheheshin në qytet nën kushte të posaçme”, tha Dimitrievski në konferencën për media.

Në kushtet e posaçme është paraparë dezinfektim i automjeteve në dalje, shkuarje të papenguar në punë, vendosjen e një numri më të madh të kryerjes së serviseve të produkteve ushqimore për kumanovarët.

Shtabi Komunal, tha ai, është në dispozicion dhe falënderoi institucionet e shumta në nivel lokal dhe qendror të përfshirë në luftën kundër Kovid-19.

Gjendje krize sipas shembullit të Dibrës, vlerëson kryetari i Kumanovës, do të sjellë rezultate. Ai bëri thirrje deri te kumanovarët që t’i respektojnë rekomandimet, të mos dilet pa nevojë, të mendojnë për më të afërmit, për më të moshuarit. Sjellja e papërgjegjshme sjell përhapjen e virusit, bëri thirrje që të barten pajisje mbrojtëse. Në gjendje krize do të funksionojnë barnatoret, do të shpërndahet ushqim. Ai tha se është kërkuar nga policia të vendosë dy linja telefonike shtesë, sepse numri 192 është mbingarkuar dhe përkujtoi se ka katër numra të shtabit.

Ai i falënderoi banorët e qytetit me mbi 110.000 të cilët e respektonin karantinën me disa shkelje të vogla.

Udhëheqësi i shërbimit epidemiologjik në Qendrën e Shëndetit Publik Kumanovë, Jadranka Stamenkovska, tha se deri në orën 10, sot në nivel të komunës së Kumanovës ka 224 raste. Sa i përket dallimit se pse në disa ditë ka pak raste, kjo ka të bëjë me kushtet e konfirmuara laboratorike. Deri në mars ka pasur 52 raste.

Ajo informoi se po ndiqet gjendja epidemiologjike, shfrytëzohen përvojat nga Kina, nga vendet evropiane, masat ishin të drejtuara fillimisht drejtë udhëtarëve të cilët vinin nga vende të rrezikshme, të izoluarit që kanë pasur kontakte, të sëmurët. Qendra i kërkon, anketon, gjen personat e sëmurë, kontaktet me spitalin, shtëpinë e shëndetit, tani edhe mjekët amë do të përshihen në gjetjen dhe sipas Stamenkovska, ky numër do të rritet.

Ajo shtoi se gjendja epidemiologjike ndryshohet për çdo ditë. Në fillim ka pasur disa familje në qendrën e qytetit. Për spitalin vlerësohet se ka transmision lokal mes punonjësve shëndetësorë dhe pacientëve, nga ana tjetër ka edhe dhjetë lagje të kapura ku ka numër të ndryshëm të të sëmurëve.

Sipas saj, është shumë e rëndësishme që personi i cili ka pasur kontakt me të sëmurë, duhet në kushte shtëpiake të vetizolohet, nivel shumë të lartë të higjienës, bartja e maskave, dorezave, gjatë përgatitjes së ushqimit, distancë prej të paktën dy metra. Mjekët amë tha se i ndjekin, të mos dëmtohen pacientët, protokollet tashmë funksionojnë. Vijon përgatitje e më shumë se 300 testeve.

Ajo sqaroi se testet e punonjësve shëndetësorë kanë prioritet – në spitalin, Shtëpinë e Shëndetit dhe në institucionet shëndetësore private. Tani edhe më shpejtë merren rezultatet. Me riorganizimin e spitalit pritet edhe ulej e numrit të të sëmurëve. Për këtë qëllim, komisioni i brendshëm do t’i ndjekë udhëzimet e Komisionit për Sëmundje Ngjitëse.

Edhe përkundër numrit të të sëmurëve të rinj, inkurajon fakti se gjithnjë e më shumë persona janë shëruar

Në Klinikën për sëmundje infektive dhe gjendje fibrile në Shkup vdiqën katër pacientë të moshës mbi 60 vjet, prej të cilëve dy pacientë nga Llabunishta, një pacient nga Prilepi dhe një nga Kumanova. Në spitalin “8 Shtatori” vdiqën dy pacientë, njëri nga Velesi (67) vjet dhe një pacient nga Kumanova (59). Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 54 raste të reja me Kovid-19 dhe atë në Shkup – 13, Kumanovë – 25, Shtip-1, Prilep-10, Tetovë-1, Veles-2, Gostivar-1, Kërçovë-1.

Janë shëruar 42 pacientë. Me dy teste negative dhe në gjendje të mirë të përgjithshme nga Klinika Infektive janë lëshuar 10 pacientë të shëruar, ndërsa janë regjistruar 32mpacientë të shëruar 12 nga Dibra dhe 20 nga Shkupi të cilët u shëruan në kushte shtëpiake.

“Ky informacion na gëzon, mua dhe punonjësit shëndetësor veçanërisht kur ballafaqohemi me sëmundje me rrezik të lartë”, tha ministri i Shëndetësisë.

Numri i tërësishëm i pacientëve të diagnostifikuar me Kovid-19 janë 908 persona. Sipas vendit të jetesës, deri tani janë regjistruar: në Shkup – 329, Kumanovë-236, Dibër – 49, Shtip-28, Prilep-85, Tetovë-38, Strugë-43, Veles-34, Manastir-9, Ohër-4, Kavadar-3, Gostivar-9, Gjevgjeli-4, Strumicë-2, Kriva Pallankë-3, Radovish-4, Krushevë-3, Koçan-22, Probishtip-2 dhe në Kërçovë 1 pacient.

Në Klinikën për sëmundje infektive janë hospitalizuar 57 pacientë, prej të cilëve 7 në ventilim mekanik, ndërsa 14 janë me oksigjen. Në spitalit “8 Shtatori” ka 26 pacientë të hospitalizuar të sëmurë me koronavirus, prej të cilëve gjashtë janë në aparat respirator. Në Spitalin e Manastirit janë akomoduar pesë të sëmurë të cilët janë në gjendje të mirë, ndërsa te tre pacientë bëhen testet e para. Në spitalin në Shtip ka tetë persona të hospitalizuar me Kovid-19, ndërsa vetëm një është me pasqyrë të mesme klinike.

Janë bërë 9.262 testime për Kovid-19.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments