13.6 C
Tetovo
E enjte, 9 Maj, 2024
BallinaLajmeKovaçki-VMRO-DPMNE: Kovaçevski rreteroi kot, propozimi i tij dështoi, pason dorëheqja, përgjegjësi duhet...

Kovaçki-VMRO-DPMNE: Kovaçevski rreteroi kot, propozimi i tij dështoi, pason dorëheqja, përgjegjësi duhet të ketë

VMRO-DPMNE dhe populli fitoi. Propozimi i fundit që do të thoshte bullgarizimi i Maqedonisë dështoi. Përpjekjet që bëmë bashkë me popullin e shpëtuan kombin nga asimilimi. Fitorja është e jona, të jeni krenarë, sepse të gjithë jeni pjesë e gjeneratës që e pengoi bullgarizimin, tha në konferencën e jashtëzakonshme për media të mbajtur sot pasdite Dragan Kovacki, deputet dhe anëtar i KE-së së VMRO-DPMNE-së.

  • Falenderojmë intelektualët, komunitetin akademik, gazetarët, kolumnistët dhe të gjithë aktorët e tjerë shoqërorë që bashkërisht e kundërshtuan propozimin. Dimitar Kovaçevski, i cili tashmë ka dalë në pension nga Brukseli, është njeriu që e solli Maqedoninë në një pozitë të nënshtruar dhe të turpshme, një hap më afër fshirjes së plotë të identitetit, gjuhës dhe historisë së saj.

Dimitar Kovaçevski ka 6 muaj që ka negociuar dhe negociuar për këtë propozim. Ky propozim i turpshëm dhe poshtërues që është drejtpërdrejt në dëm të interesave kombëtare maqedonase. Propozimi që ata e cilësojnë tashmë si të papranueshëm vetëm një muaj më parë u miratua nga qeveria. Gjegjësisht, vetëm një muaj më parë negociatat i ka ndërmarrë ekipi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Francës dhe Zyra e Presidentit të Francës, dhe pas marrëveshjes në detaje për propozimin, nga pala maqedonase është kërkuar që të komentojë tekstin. .

Kërkesat dhe shpjegimet nga qeveria maqedonase ishin:

  1. Konferenca ndërqeveritare duhet të fillojë menjëherë, dhe çdo gjë tjetër në propozim ishte në rregull dhe e pranueshme për ta;
  2. Ata kërkuan që propozimi të miratohet shpejt në Bullgari, në mënyrë që opinioni maqedonas të mos njihet në detaje me propozimin dhe në atë ngutje dhe nxitim, kjo qeveri e LSDM-së dhe BDI-së kishte plan të bënte eufori që. ne po fillojmë negociatat. Tashmë ka përdorur taktika të këqija, të cilat VMRO-DPMNE dhe populli i njohën;
  3. Me euforinë e krijuar në këtë mënyrë, ata deshën të zbatojnë taktikat e tyre politike – “karotë ose shkop”, duke shpresuar se VMRO-DPMNE-së dhe popullit nuk do t’i mbetet gjë tjetër veçse të mbështesin ndryshimet kushtetuese para aktit përfundimtar.

Kovaçevski, LSDM-ja dhe BDI-ja e nënvleftësuan popullin maqedonas dhe VMRO-DPMNE-në, por edhe një herë treguam se së bashku nuk do të lejojmë kurrë që të ndodhë kjo, sepse thamë JO.

Pas aksionit vendimtar të VMRO-DPMNE-së, taktika e LSDM-së dhe Kovaçevskit dështoi. Përpjekjet e Kovaçevskit për të refuzuar një propozim që ai e krijoi, punoi dhe miratoi, janë të kota. Të kota janë edhe pazaret politike të Kovaçevskit, arsyetimet se pas një presioni të tillë publik, nëse do ta pranonte propozimin, do të mbetej pa qeveri dhe do t’i humbiste ashpër zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilat sipas tij do të ndodhin pashmangshëm. Kovaçevski dhe qeveria e tij menjëherë pas kthimit nga Brukseli janë të detyruar të dorëzojnë dorëheqjen në Kuvend. Për këtë duhet të ketë përgjegjësi. Përgjegjësi sepse kanë gënjyer opinionin maqedonas se nuk kanë negociuar, dhe kanë qenë pjesë dhe kanë shkruar dokumentin që nënkupton bullgarizimin e Maqedonisë. Maqedonia fitoi, tha Kovacki.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments