13 C
Tetovo
E premte, 3 Maj, 2024
BallinaLajmeKovaçevski – Zelenski: Mbështetja për Ukrainën vazhdon derisa të jetë e nevojshme

Kovaçevski – Zelenski: Mbështetja për Ukrainën vazhdon derisa të jetë e nevojshme

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski së bashku me Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, kanë realizuar një takim të përbashkët me Presidentin e Ukrainës, Vollodimir Zelenski, takimi u mbajt në margjinat e Samitit të dytë të Komuniteti Politik Evropian në Kishinau.

Kryeministri Kovaçevski me këtë rast theksoi mbështetjen e fuqishme që Maqedonia e Veriut i ka dhënë Ukrainës që nga fillimi i agresionit ushtarak të Rusisë kundër Ukrainës në shkurt të vitit të kaluar.

“Maqedonia e Veriut dënoi agresionin brutal ushtarak që Rusia po kryen kundër Ukrainës së pavarur dhe sovrane. Ne mbështesim sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës dhe të drejtën e saj për të përcaktuar rrugën e vet. Ne kemi ofruar dhe do të vazhdojmë të ofrojmë mbështetje në çdo formë që Ukrainës i nevojitet”, theksoi mes tjerash Kryeministri Kovaçevski.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments