17.3 C
Tetovo
E hënë, 6 Maj, 2024
BallinaLajmeKovaçevski u bëri thirrje politikanëve që të mos i tërheqin qytetarët në...

Kovaçevski u bëri thirrje politikanëve që të mos i tërheqin qytetarët në dhunë

Dënoj ashpër ngjarjet e djeshme, të cilat për fat të mirë nuk rezultuan fatale për qytetarët. Asnjë revoltë nuk mund të justifikojë përdorimin e armëve të zjarrit nga civilët, gurëzimin, dëmtimin e pronës shtetërore, cenimin e jetës së dikujt, ka shkruar sot kryeministri Dimitar Kovaçevski në faqen e tij në Facebook.

Ai shton se shprehja e pakënaqësisë përmes protestës paqësore është një e drejtë e garantuar me Kushtetutë dhe se kjo Qeveri ka treguar dhe dëshmuar disa herë se demokracia është në duart e qytetarëve dhe askush nuk do t’ua mohojë këtë të drejtë.

  • Por urrejtja dhe dhuna nuk ishin zgjidhje dhe nuk do të jenë kurrë zgjidhje për asgjë. Nga zhvillimet e fundit, sjellja huligane në rrugë ka vetëm një humbës, ajo është Republika e Maqedonisë së Veriut, thekson kryeministri.

Kovaçevski u bën thirrje aktorëve politikë që të mos i përfshijnë qytetarët në protesta të dhunshme, siç thotë ai, duke u dhënë premtime të rreme.

-Skenarët e tillë tashmë janë të njohur për të gjithë ne. Dje pamë një shembull të tmerrshëm politikanësh që kishin një tendencë të pakapërcyeshme për të luajtur rolin e viktimës, për shkak të dëshirës së madhe për pushtet. “Lojëra” të tilla tregojnë fytyrën e vërtetë të atyre që fshihen pas popullit. Një ditë i inkurajojnë në radikalizëm, ditën tjetër tërhiqen dhe distancohen nga qytetarët që më parë i manipuluan. Dua t’u them atyre – skenat e përgjakshme në legjislativ, në rrugët anembanë vendit, janë një kohë e kaluar që është pas nesh dhe në të cilën nuk do të na lejoj kurrë të kthehemi, shkruan kryeministri Kovaçevski në Facebook.

E tashmja, shton ai, na tregon për prioritete të tjera, përkatësisht harmoninë dhe prosperitetin.Në Republikën e Maqedonisë së Veriut institucionet funksionojnë, prandaj çdo problem, çështje zgjidhet me dialog. Kështu funksionon një vend anëtar i NATO-s, kështu funksionon një vend, e ardhmja e të cilit është BE-ja, kështu funksionon edhe Maqedonia e Veriut. Në asnjë moment si Qeveri nuk e kemi vënë në dyshim identitetin maqedonas dhe gjuhën maqedonase. Është detyrë e jona të ruajmë dinjitetin e qytetarëve dhe këtë po e bëjmë. Ne jemi qeveri evropiane dhe qëndrojmë për vlerat evropiane, shkruan kryeministri Kovaçevski në profilin e tij në Facebook.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments