19.6 C
Tetovo
E hënë, 6 Maj, 2024
BallinaLajmeKovaçevski relativizon “hartën etnike” në Sopot

Kovaçevski relativizon “hartën etnike” në Sopot

Qasja e kryeministrit Dimitar Kovaçevski me standarde të dyfishta nuk është një gjë e re për qytetarët. I pari i Qeverisë përmes deklaratave të tij tashmë disa herë ka ndarë drejtësinë përmes vijës së perit duke treguar se për kë vlen ligji dhe për kë përcaktimi strategjik. Sot kryeministri minimizoi përdorimin e hartës së Shqipërisë Etnike në fshatin Sopot të Kumanovës, e vendosur ditë më parë gjatë përkujtimit të viktimave të masakrës së Sopotit të vitit 1944 ku prezent ishte edhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti. Kovaçevski tha se hartat e tilla më nuk kanë rëndësi dhe se e njëjta ishte e vendosur në pronë private.

“Ajo që është karakteristike për këtë rast dhe që unë e posedoj si informacion është se bëhet fjalë për pronë private, pra vendi ku është zhvilluar ngjarja. Nëse do të ishte pronë publike, do të duhej Komuna të vendose për të, por me sa kuptova komuna nuk ka informacion të tillë. Në shoqërinë tonë më nuk kanë rëndësi ato harta. Pas vitit 2001 dhe pas anëtarësimit në NATO neve kemi harta tjera që janë më të rëndësishme dhe ajo është harta e vendeve anëtarë të NATO-së dhe pas fillimit të negociatave harta që na duhet është ajo e Evropës së bashkuar”, tha Dimitar Kovaçevski, kryeministër.

Por çfarë kishte deklaruar Kovaçevski dhe si kishte vepruar Qeveria dhe organet hetuese në rastin e flamurit të valëvitur në Tetovë gjatë vizitës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në gusht të këtij viti. Për këtë skandal sipas Qeverisë, ishte ftuar në takim edhe Ambasadori i Kosovës, ndërsa policia kishte filluar hetim për identifikimin e personit që kishe valëvitur flamurin me hartën e Shqipërisë Etnike.

“Vlerësojmë se vendosja e flamujve që nuk janë flamuj kombëtarë është në kundërshtim me protokollet dhe ligjet për organizimin e manifestimeve në prani të delegacioneve të huaja. Njëkohësisht, lloji i ikonografisë që vërehet në manifestim në prani të një përfaqësuesi të lartë të një shteti të huaj është e papërshtatshme dhe e palejueshme për një shtet anëtar i OKB-së dhe në një vend anëtar i NATO-s”, thonë nga Kabineti i Kryeministrit Dimitar Kovaçevski.

Më 6 shtator policia njoftoi se ka zbardhur identitetin e personit që ka valëvitur flamurin e Shqipërisë etnike dhe se ndaj të njëjtit është ngritur kallëzim penal për nxitje të urrejtjes në baza nacionale. Në rastin e Sopotit, policia nuk ka ndërmarr masa për shkak se pllaka e zezë me hartën e Shqipërisë Etnike është larguar dhe nuk do të qëndron më në oborrin e Muzeut të martirëve nga viti 1944. /Alsat.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments