19.6 C
Tetovo
E hënë, 6 Maj, 2024
BallinaLajmeKovaçevski për autostradën Kërçovë-Ohër: Fajin e kanë projektuesit dhe realizuesi

Kovaçevski për autostradën Kërçovë-Ohër: Fajin e kanë projektuesit dhe realizuesi

Kryeministri Dimitar Kovaçevski nuk sheh faj tek ai dhe ministrat e tij që autostrada Kërçovë-Ohër nuk do të jetë gati deri në fund të vitit, edhe pse për këtë e siguruan opinionin. Tashmë që kanë bërë të ditur mundësinë e shkëputjes së kontratës me kompaninë kineze “Sinohidro”, kryeministri thotë se përgjegjësia duhet kërkuar te realizuesi dhe projektuesit.

“Ministria e Transportit dhe Lidhjeve është përgjegjëse dhe kompetente për ndërtimin e infrastrukturës, por shtëpitë projektuese që kanë bërë projektin janë përgjegjëse për projektimin e autostradës dhe kanë emër dhe mbiemër, kanë licenca që i kanë marrë në këtë vend kurse përgjegjës për ndërtimin e autostradës është realizuesi, i cili ka kontratë me fuqi ligjore. Dhe ajo palë kontraktuese, në bazë të projekteve të projektuesit, ka pranuar që autostradën ta përfundojnë deri në fund të vitit 2023”, deklaroi Dimitar Kovaçevski, kryeministër.

Vendimi nëse marrëveshja me kinezët do të zgjatet apo do të ndërpritet do të duhet të merret nga Kuvendi. Në rastin e dytë, Maqedonia mund të gjendet në situatë ku duhet të paguajë gjoba kurse mjete do të humbasin edhe kompanitë nën-kontraktuese.

“Këtu garancitë bankare të “Sinohidro” bien automatikisht dhe “Sinohidro” tërheq garancitë bankare të kompanive tona. Kompanitë tona kanë rreth 50 milionë euro garanci bankare, ato fonde do të merren”, tha Ilios Vilos- Fakulteti Teknik në Manastir.

Autostrada Kërçovë-Ohër është duke u ndërtuar gati dhjetë vite, që nga viti 2014. Mbetet e paqartë se përse Qeveria aktuale ka pritur kaq gjatë për të arritur në përfundimin se autostrada nuk do të mund të ndërtohet sipas planit, pavarësisht raportimeve të shumta në media se po punohet shumë pak në terren. /Alsat.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments