17.3 C
Tetovo
E shtunë, 18 Maj, 2024
BallinaLajmeKovaçevski: Orët e punës shtesë për autostradat, me pëlqim të punëtorëve

Kovaçevski: Orët e punës shtesë për autostradat, me pëlqim të punëtorëve

Kryeministri Dimitar Kovaçevski thotë se të gjitha ndryshimet ligjore të cilat i referohen Korridoreve 8 dhe 10-D bazohen në ligjin special të miratuar për këtë projekt infrastrukturor. Sipas tij pretendimet e opozitës për shpronësimin e pronave nuk janë të vërteta dhe se në fund ndryshimet ligjore do të dëshmojnë se kjo bëhet me qëllim uljen e kostos së projektit.

“Ajo bëhet për të siguruar kushtet e nevojshme me qëllim përshpejtimin e ndërtimit të Korridoreve 8 dhe 10-D. Qëllimi është që kjo autostradë moderne të ndërtohet për 5 vite….Të gjitha dispozitat e parapara për ndryshim i referohen ligjit special”, deklaroi Dimitar Kovaçevski, kryeministër.

Lidhur me dispozitat e shfuqizuara nga Gjykata Kushtetuese mbi orët e punës, Kovaçevski thotë se ndryshimet e propozuara parashikojnë punën vullnetare, orët shtesë dhe mëditjet ë të dielave.

“Qëllimi është që punëtori i cili dëshiron të punon në baza vullnetare më shumë se sa orët e përcaktuara e ligj, ajo t’i paguhet si orë shtesë e veçantë ndërsa në fundjavë ose ditëve të diela të paguhet plus 50 për qind mëditje”, tha Dimitar Kovaçevski, kryeministër.

Kreu  i Qeverisë tha se do të kërkon zyrtarisht nga Qeveria turke dhe ajo amerikane përfshi edhe kompanitë Bechtel dhe Enkta të prononcohen zyrtarisht dhe të tregojnë nëse gjatë dy viteve negociata, ndonjë përfaqësues nga Qeveria ka kërkuar favore financiare ose jo. /Alsat.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments