12.2 C
Tetovo
E mërkurë, 8 Maj, 2024
BallinaLajmeKovaçevski: I dënoj fuqishëm sulmet ndaj policisë, dhuna nuk mund të justifikohet...

Kovaçevski: I dënoj fuqishëm sulmet ndaj policisë, dhuna nuk mund të justifikohet me asgjë

Kryeministri Dimitar Kovaçevski dënoi sulmet ndaj policisë, duke theksuar se megjithëse protestat janë një e drejtë demokratike, dhuna nuk mund të justifikohet me asgjë.

  • Ajo që ndodhi mbrëmë para Kuvendit nuk është fytyra e vërtetë e Republikës Evropiane të Maqedonisë së Veriut, vend anëtar i NATO-s. Protestat janë një e drejtë demokratike e çdo qytetari, por dhuna nuk mund të justifikohet me asgjë. “E dënoj ashpër sulmin ndaj policisë, e cila mbrëmë ishte në krye të detyrës, duke mbrojtur me profesionalizëm qytetarët dhe institucionet shtetërore”, ka shkruar kryeministri Kovaçevski në “Facebook”.

Dhuna dhe urrejtja nuk janë dhe nuk mund të jenë zgjidhje për asnjë problem, shtoi ai. Për, siç shkruan ai, “do t’u them zjarrvënësve të protestave – mos manipuloni dhe abuzoni me të rinjtë për të kënaqur orekset tuaja politike”.

  • Skenari juaj mbrëmë rezultoi me mbi 40 policë të plagosur dhe mbi një duzinë të arrestuar. 27 prilli nuk do të ndodhë më, ka shkruar Kovaçevski.
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments