18.6 C
Tetovo
E mërkurë, 8 Maj, 2024
BallinaLajmeKostovski-LSDM: Mickoski sërish në Budapest, për të marrë udhëzime nga Gruevski

Kostovski-LSDM: Mickoski sërish në Budapest, për të marrë udhëzime nga Gruevski

Deputeti i LSDM-së, Martin Kostovski sot komentoi vizitën e kreut të VMRO-DPMNE-së në Hungari si dhe kërkesën e VMRO-DPMNE-së për referendum në lidhje me marrëveshjen me Bullgarinë, përcjell TV21. Kosotovski thotë se Mickoski është në Hungari për të marrë udhëzime nga i arratisuri Nikolla Gruevski.“Sot pamë se Mickoski është sërish në Budapest, me siguri për të ndjekur udhëzimet e reja të mentorit të tij Gruevski, dhe me të vetmin qëllim se si të sillet në këtë moment lidhur me kërkesën për referendum. Mickoski dhe Apsiev dështuan në synimet e tyre, dështuan gënjeshtrat dhe skenarët e tyre të zeza. Tani ata janë izoluar në përpjekjet për të krijuar pengesa të reja në rrugën evropiane të vendit. Arsyen për këtë duhet ta kërkojnë brenda vetes”, tha mes tjerash Kostovski.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments