2.6 C
Tetovo
E shtunë, 20 Prill, 2024
BallinaLajmeKostadinov: Vendimi i Biden është sinjal i qartë se cilat janë interesat...

Kostadinov: Vendimi i Biden është sinjal i qartë se cilat janë interesat e SHBA-së

Si deputet, gjegjësisht shef i Grupit parlamentar për bashkëpunim me Kongresin e SHBA-së, Kostadin Kostadinov, e përshëndeti vendimin e presidentit Joe Biden, i cili dje nënshkroi dekret për sanksione për individë dhe organizata në vendet e Ballkanit Perëndimor, të cilat e rrezikojnë sabilitetin e rajonit, ndërsa në dekret janë përfshirë edhe Marrëveshja e Ohrit dhe e Prespës.

Kostadinov tha se Marrëveshja e Ohrit dhe ajo e Prespës, janë arritje shtetërore, gjegjësisht pjesë e interesave shtetërore dhe kombëtare.

“Këto dy marrëveshje janë miratuar në Kuvendin e Maqedonisë dhe e garantojnë stabilitetin dhe përparimin e shtetit dhe të gjithë rajonit. Një nga garantuesit më të mirët për këto marrëveshje, është edhe partneri ynë strategjik – SHBA-të. Vendimi i presidenti i ShBA-së, Joe Biden dërgoi sinjal të qartë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikësm se cilat janë interesat e tyre në këtë rajon dhe si ato do të mbrohen”, tha Kostadinov.

Sipas tij, qëndrimi i individëve në OBRM-PDUKM se kjo parti mbetet kundër Marrëveshjes së Prespës, do të thotë kthimi i shpinës qytetarëve, por gjithashtu, siç tha Kostadinovi, edhe ndaj mikut më të madh strategjik SHBA-së./

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments